Çdo dy vjet, Forumi Botëror Ekonomik lëshon një raport mbi  destinacionet më miqësore për të udhëtuar. Raporti i këtij viti, i titulluar “Raporti 2017 për Konkurrueshmërinë në Udhëtim dhe Turizëm: Të shtrosh rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, hedh një vështrim te cilësitë që e bëjnë një destinacion turistik të shkëlqyer , përfshirë shëndetin dhe higjienën, sigurinë, infrastrukturën dhe burimet natyrore. Thelbi i raportit është Indeksi i Konkurrueshmërisë së Udhëtimeve dhe Turizmit, që ka renditur 136 shtete, bazuar në këto cilësi. Për të dytën herë, kryeson Spanja.

Por çfarë e bën kaq të mirë Spanjën? Nëse po mendon menjëherë për arkitekturën e Gaudi-t në Barcelonë, Camino de Santiago, siestat përpara sangria-ve, je në rrugën e duhur.

Shteti europian e fitoi titullin për kombinimin e cilësive kulturore dhe natyrore ( të renditura në vend të dytë dhe të nëntë, respektivisht), si edhe aksesibilitetin në rrugë ajrore dhe infrastrukturën e fortë turistike.

Raporti vëren se Spanja e pati këtë forcim në turizëm nga udhëtarët që vendosën t’i shmangin pushimet në Lindjen e Mesme apo në disa vendet ë Europës Perëndimore për shkak se ishin të shqetësuar për sigurinë.
 
Sigurisht që vendi nuk është perfekt. Mjedisi i biznesit dhe lehtësia për të përftuar leje ndërtimi janë të renditura në funt të listës dhe megjithëse transporti tokësor është i mirë për momentin, Spanja do të ketë nevojë të bëjë disa përmirësime me kohën.
 

Franca, Gjermania, Japoni, dhe Mbretëria e Bashkuar ndjekin Spanjën në pesëshen më të mirë. por nuk janë të vetmit fitues. Meksika dhe India kanë bërë përmirësim të madh qysh nga raporti i fundit, duke kapërcyer tetë dhe 12 vende, respektivisht. Meksika është e renditur e 22 –të dhe është në vendin e dytë për burimet natyrore, ndërsa India në vendin e 40-të, por është e renditur e nënta në burimet kulturore.