Blogger-ët e udhëtimeve  Jack Morris, 26 dhe Lauren Bullen, 24, u njohën në Fiji dhe prej asokohe janë përfshirë në një romancë shëtitëse.
 
Por Morris, që e nisi si një udhëtar me çantë shpine pa një grosh tani fiton mbi 9 mijë dollarë për një postim të sponsorizuar në Instagram. Kjo të bën të marrësh disa këshilla prej tij.
 
 
Në blogun e tij Do You Travel,  ai zbulon se e merr estetikën shumë seriozisht nga të ngriturit shumë herët në agim për të realizuar fotogarfi në vendet popullore përpara se të mësyjnë turmat, tek udhëtimi me një trekëmbësh dhe një kohëmatës për të mbërthyer foto të përsosura në çift për  2. 3 milionë ndjekësit në Instagram.
 
 
Morris ka thënë se përdor Lightroom-in dhe jo filtrat e Instagramit për të edituar  fotografitë. “Gjithashtu shoh te profili dhe planifikoj imazhin e radhës për  t’u siguruar se shkon mirë me pjesën tjetër të fotove të hedhura” – ka shtuar ai.
 
 
Ai gjithashtu e përdor Instagramin, (sëbashku me Pinterest) për të gjetur destinacione idilike për të vizituar dhe fotografuar.