Me vende të pafundme për të udhëtuar nëpër glob është tunduese të hidhesh në fluturimin e radhës në aeroport, besimplotë se kudo që piloti t’ju ulë do të jetë një destinacion i paharrueshëm, që premton aventura dhe mundësi të reja
E kuptojmë se të planifikosh një udhëtim bazuar në shenjën zodiakale tingëllon e çuditshme. Por ju sfidojmë të jeni mendje hapur dhe të shihni cilat vende duhet të merrni në konsideratë me asgjë tjetër, veçse me një valixhe dhe një buzëqeshje.
Mund të rezervoni një biletë dhe t’i besoni se ku do ju ulin elementët e zodiakut.

Bricjapi ( 22 dhjetor – 22 janar)
Drejtohuni nga Paxos, Greqi. Ky ishull vetëm 7 milje i gjatë, ka të huajt më miqësore rreth e rrotull, kështu që një Bricjap nuk do të ndjehet kurrë i vetëm ndërsa ecën nëpër ullinjtë mijëra vjeçarë që mbushin ishullin. Relaksohuni në plazhet e bukur, gjiret dhe shpellat nënujore dhe më pas llastojeni veten në tavernat e shumta që janë shumë pranë.
 
 Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Zhyteni veten në kulturën dhe traditat e Marrakeshit, zemra dhe shpirti i Marokut, ku një ujor i vërtetë mund të përqafojë kaosin e një qyteti në lëvizje. Përgatituni për të humbur mes turmave të udhëtarëve që dynden drejt pazareve të mbushur me produkte artizanale dhe xhingla që të tërheqin syrin. Udhëtimi juaj nuk do të jetë i plotë derisa të vizitoni
Jardin Majorelle, një vilë blu që do ju lërë pa frymë, dhuruar Marrakeshit nga Yves Saint Laurent, me një kopsht që ruan 300 specie të ndryshme bimësh.
 
Peshqit (19 shkurt – 20 mars )
Arratisuni në Bali, Indonezi, ku mrekullitë natyrore dhe tradita kombinohen për të krijuar një parajsë në formën më ët rrallë. Lista e plazheve të Balit është e pafundme, por nëse një moment nga “Ha, lutu, dashuro” është ajo që dëshironi, vizitoni plazhin Padang Padang ( ku Julia Roberts i takua me dashurinë, në film). Do mirëpriteni ngrohtë nga vendasit dhe padyshim do të përjetoni kulturën e tyre duke vizituar shumë nga mijëra tempujt e ishullit. Muzika tradicionale dhe performanca ndodhin çdo ditë dhe vendet ku mund të darkoni i gjeni ngado.
 
Dashi ( 21 Mars – 19 Prill)
Një nga vendet më të hatashëm për të vizituar është Melburn, Australi, që ka gjithçka mund të kërkojë një Dash. Artistik dhe aventurier Melburni është i mbushur me bare, muze dhe restorante të fshehur në çdo bllok banesash. Sigurohuni të vizitoni Hosier Lane, një korsi ku grafiti-it duket sikur vijnë dhe shkojnë nga valët oqeanike kur artistët e rrugës krijojnë grafiti për të mbuluar dekorin e mëparshëm, përditë. Hidhni një të tillë në Instagram dhe jini i sigurt që do të merrni shumë pëlqime.
 
Demi ( 20 Prill- 20 Maj)
Merrni rreze dhe llastohuni në luksin e St. Bartolomeut, një nga vendet më me stil në Karaibe. Me plazhet e fshehura, si ai për nudistët Saline Beach dhe më modesti St. Jean Beach (që është vetëm për banja topless), ky ishull tropikal është shpesh i renditur si një nga destinacionet më të mira për të pasurit dhe të bukurit. Relaksi që do ët merrni këtu nuk ka të krahasuar duke e ngritur në maksimum arratisjen për të cilën digjen të gjithë.
 
Binjakët ( 21 Maj- 20 Qershor)
Eksploroni qytetin aktiv të Torontos, kryeqyteti i Ontarios, kur lëvizjet e ditës tejkalohen vetëm nga ato të natës. Nëse keni humbur në Distillery District apo po ecni në
Queen Street West, nuk do të mbeteni bosh me aktivitete apo me xhevahire të fshehur për të gjetur. Sigurohuni të mbani veshët hapur ndërsa ecni nëpër rrugë vetëm; ky qytet multi-kulturor është shtëpi e më shumë se 140 gjuhëve të ndryshme
 
Gaforrja ( 21 Qershor-22 Korrik)
Boracay, Filipine është një destinacion ishullor që mahnit thuajse çdokënd që viziton këtë copëz parajse. Thekuni në diellin e plazhit Diniwid Beach gjatë ditës dhe gjatë natës sigurohuni të mos humbisni Festat në Area 51 Secret Party Facility, një klubi hatashëm. Një gaforre do të dalë nga kjo përvojë i rigjalluar dhe i freskët.
 
Luani ( 23 Korrik- 22 Gusht)
Cili destinacion është i paketuar me aventura dhe me jetë sesa Reykjavík, Islandë? Me një peizazh befasues me male, ujëvara dhe ndërtesa me ngjyra, bukuria e tij të lë pa frymë. Mbushur plot me restorante që gjenden lehtë, galeri arti, dhe skena të jetës së natës që do ju mbajnë zgjuar nga orët e para të mëngjesit dhe do i bëjnë këto pushime të paharrueshme. Dhe, nëse kushtet janë të përsosura dhe koha e duhur, drejtohuni në farin Grótta, për t ë dëshmuar shfaqjen më spektakolare të qiellit, Aurora Borealis.
 
Virgjëresha ( 23 gusht- 22 shtator)
Nuk do të mbeteni kurrë bosh në Antwerp, Belgjikë. Itinerari i një virgjëreshe do të paketohet me ndërtesat sharmante të këtij qyteti historik dhe me skenën mbresëlënëse të artit. Ecni në rrugëtim e kalldrëm dhe admironi ndërtesat arkitekturore si Grote Markt, që ka shatërvanin  Brabo dhe zhytuni në kulturën e Rilindjes duke vizituar Onze-Lieve-Vrouwekathedraal, katedralen më të bukur të Belgjikës.
 
Peshorja ( 23 Shtator – 22 Tetor)
E pagëzuar si “Perla e Adriatikut” nuk ka vend më të bukur sesa Dubrovniku, Kroaci. Do të shihni si qëndrojnë pranë vilat prej terakote  me oqeanin blu të kristaltë. Për pamjet madhështore ngituni në teleferikë që do ju ngjitë n majë të Malit Srd. Sapo të mendoni se kjo pikë nuk mund të ishte më madhështore, bëni një shëtitje në mirët e qytetit dhe hidhni një vështrim sublim poshtë jush- kudo që shihni është plot histori.
 
Akrepi ( 23 Tetor- 21 Nëntor)
Gjeni yin dhe yang në Kyoto, Japoni. Me qindra tempuj budistë për të eksploruar, faltorja Shinto që janë të shenjta dhe të adhuruara si edhe vende të mistershme si pemishtet Arashiyama Bamboo Grove për t’u përhumbur ku do të ndiheni i rigjeneruar ndërsa për “yang” në këtë ekuacion sigurohuni të vizitoni Gion-in, distriktin e argëtimit ku do të gjeni gejshet që argëtojnë miqtë në çajtoret e restorantet.
 
Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor) 
Bëni Bungee jump, ngjituni në male ose bëni kajak në South Island, Zelanda e Re, ku veprimin e gjen kudo ku kthehesh. Zbuloni jetën e egër si balenat, delfinët dhe pinguinët në  Akaroa Harbour, pastaj shuajeni etjen për dije në rrethinën Viktoriane. Historia, bukuria dhe aventura në një destinacion të vetëm.