Buzët e Oprah Winfrey-it janë  të vulosura kur vjen puna te pushimet e saj me Barack dhe  Michelle Obama -ën. Mogulja e medias, ishte në premierën e filmit të saj të ri në Nju Jork “Jeta e pavdekshme e Henrietta Lacks”,  ndërsa u pyet për udhëtimin e saj kohëve të fundit me dy anëtar të ish-familjes së parë. “Nuk mudn të flas rreth kësaj, nuk  mund të flas!!, ka thënë Winfrey. “Çfarë ndodh në varkë, mbetet në varkë”.  Obamat, Winfrey,  Tom Hanks dhe  Bruce Springsteen u mblodhën në një jaht 138 metra në brigjet e Tahitit, në atë çka duken si pushimet më të hatashme. Grupi shijoi drekën në Ishullin Vanilla, bëri një ndalesë në Ishullin Le Taha dhe vijoi drejt  Bora-Bora.  Megjithëse ajo nuk ishte ne gjendje të zbulonte nëse ish-presidenti dhe zonja e parë pinë margarita, apo nëse Hanks iu bashkua atyre me ski uji, ajo dukej e relaksuar në tapetin e kuq. Filmi rrëfen historinë e vërtetë të  Henrietta Lacks-it, një grua afro-amerikane e klasës punëtore qelizat kanceroze të qafës së mitrës të së cilës u përdorën pa pëlqimin e saj për të krijuar linjën e qelizave të pavdekshme njerëzore më 1951-shin, duke krijuar kështu një përparim të paprecedent mjekësor, që e ndryshoi përgjithmonë mjekësinë.