Për të të ndihmuar të gjesh paqen e brendshme dhe të kapësh disa dallgë dhe rreze, kemi sjellë një listë të ujërave më blu në botë. Këta liqene, dete, plazhe dhe gjire kanë pamjet që  variojnë nga bluja e errët deri tek e bruzta e çelët. Nuk ka nevojë  të themi se janë vendet që të lidhin me natyrën, familjen dhe veten.

Egremnoi, Greqi
E vështirë të gjesh një vend në ishujt Lefkada që nuk ka pamje spektakolare  të ujërave kristal në detin Jon, por  plazhi Egremnoi, në bregun perëndimor është veçanërisht mbresëlënës.
 
 
Liqeni Crater,  Oregon
Ujërat e thellë blu që mbushin kraterin e një vullkani të zhytur në Malin Mazama e bëjnë Liqenin Crater një prej liqeneve më të bukur të Amerikës. Ky liqen është edhe më i thelli në shtetet e Bashkuara të Amerikës, afro 600 metra i thellë.
 
 
Con Son,  Vietnam
Shkëmbnjtë e granitit ravijëzojnë ujërat kristal të Con Son,  i vetmi ishull i banuar në arqipelagun me popullsi të rrallë të Con Dao-s, një nga ishujt më  sekretë  në Tokë.
 

Gjiri i Djallit,  Virgin Gorda,  Ishujt e Virgjër Britanikë
Ndonjëherë duket t se pamjet më të mira janë ato për të cilat duhet  të lodhesh pak dhe duhet pak mund për të arritur në Gjirin e Djallit, në Ishujt e Virgjër Britanikë.
 
 
Parku Kombëtar i Liqeneve  Plitvice, Kroaci
Parku pyjor shpallur pasuri e  UNESCO prej vitit 1979 është i pajsur me  16 liqene të bruzta që janë pamje marramendëse në një prej veprave më të bukura të nënës Natyrë.
 
 
Ambergris Caye,  Belize
Një xhiro e shkurtër me varkë nga barriera shkëmbore jashtë Australisë, Ambergris Caye e Belizesë është një parajsë për zhytësit scuba dhe periskop.
 
 
Liqeni i Pesë Luleve, Parku Kombëtar Jiuzhaigou , Kinë
Ujëvara spektakolare që derdhen në liqenet blu në këtë pasuri të UNESCO në provincën Sichuan të Kinës. Ky park është më i famshëm për ujërat e qelqta të Liqenit të Pesë Luleve.
 
 
Ishulli Havelock , Indi
Ku ishull është një arratisje për një idil tropikal. Për një parajsë  të vërtetë mes pemëve të palmave, drejtohuni për nga ujërat e bruzta të  plazhit  Radhanagar në perëndim.
 
 
Islas de Rosario,  Kolumbi
Në gjirin e Kartagjenës shtrihet një zinxhir i vogël me disa ishuj thuajse të pabanuar të quajtur  Islas de Rosario. Plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat e thellë blu janë shkëmbinjtë më të mëdhenj koralë të Kolumbisë që është shtëpia e më shumë se një mijë krijesave të ndryshme tropikale.
 
 
Liqeni Peyto,  Alberta,  Kanada
Ky liqen në Parkun Kombëtar Banff ia detyron nuancën e shkëlqyeshme blu shkrirjes së ujërave akullnajorë nga Akullnaja Peyoto dhe fushat e akullit të Wapta-s.  Megjithatë mund t’i qetësoni muskujt në burimet e ngrohtë të Banff-it.
 
 
Maldive
Si një nga ishujt më të bukur të botës, nuk është habi që Maldivet janë një destinacion i preferuar për të famshmit. Kur nuk janë thjesht duke admiruar pamjen, vizitorët mund të kalojnë ditë duke eksploruar shkëmbinjtë koralorë, duke vizituar ndonjë park nënujor apo duke u qetësuar në një prej spa-ve më të mira në botë.
 
 
Palawan,  Filipine
Arkipelagu me popullsi të rrallë është i bërë prej ishujsh të mbushur me xhungla dhe ujëra të mrekullueshëm të mbushur me peshq e shkëmbinj koralorë, laguna, guva dhe plazhe sekretë.
 
 
Kanali Oqeanik To Sua,  Samoa
E njohur edhe si “Vrima e Madhe”  ky vend për të notuar në Paqësorin e Jugut është një mrekulli natyrore. Për të shijuar ujërat e kristaltë vizitorët mund të ngjiten në një pyll të harlisur në fushat me llavë jashtë fshatit Lotofaga në ishullin Upolu. Uji vjen nga tubat e llavës që lidhen me oqeanin duke mos lejuar që kjo vrimë të thahet.