Kyoto  ishte një kohë kryeqyteti i Japonisë, ndërsa tani një vend i trashëgimisë së UNESCO. Qyteti është i famshëm për  tempujt klasikë budistë, kopshtet dhe pallatet perandorakë, faltoret Shinto dhe shtëpitë tradicionale prej druri. Krahasuar me qytete të tjerë në Japoni, Kyoto ka qenë me fat që ka shmangur shumë nga bombardimet e Luftës së  Dytë Botërore dhe ende ka mbetur e ruajtur mirë.
 
Në distriktin  Higashiyama  mund të përjetosh ndjesinë e udhëtimit  pas në kohë, duke kaluar rrugicat me një gejshë. Ndaluni në Tempullin Kiyomizude  për të kërkuar bekime nga Buda dhe mos harroni të admironi pjesën lindore të Kyoto-s nga ballkoni i tempullit.
 
 
Në një lagje të qetë shtrihet shtegu u Filozofit. Në pranverë mbushet me  lulet e pemëve të qershisë, që shpërthejnë në të rozë. Shijoni pamjet pranë, përjetoni një ceremoni tradicionale çaji ose shijoni kuzhinën vendase Tofu.
Ndalesa e fundit  në të lashtin Kyoto duhet të jetë patjetër Fushimi Inari Taisha.
  
Aty do të dëshmoni  mijëra  Portat Tori, pran e pranë, një pamje që nuk do e gjeni gjëkundi tjetër në Japoni dhe një  vegim që përkufizon Kyoto-n si qytet.
 
 
Kaloni nga ana perëndimore dhe vizitoni Parkun e Bambuve Arashiyama, një vend ku mund të merrni ndjesinë e një gjendjeje zen ndërsa ecni përmes  pemëve të bambusë. Nëse zgjoheni herët në mëngjes, turmat janë shumë më të qeta dhe ajri është i freskët. Ngjituni në Parkun e Majmunëve  Arashiyama për  të parë majmunët tek luajnë dhe admironi vijën qiellore të Kyoto-s moderne të zhytur në retë  e shpërthimit të luleve të qershisë.