I njohur si Qyteti i  Njëqind Majave, Praga i  tundon udhëtarët me sharmin e pazakontë dhe arkitekturën mbresëlënëse: kryeqyteti i  Republikës Çeke është shtëpi e kishave rrëzëllitëse, parqeve të gjelbëruara dhe  një përzierje e dizajnit italian, çek e gjerman.

                                                                                                                                                                Merrni një pamje të qytetit nga atraksionet më të famshme, Kështjella e Pragës, duke shëtitur mbi Urën Karl, ku nis edhe i  gjithë rrugëtimi i  Pragës. Të dy anët e urës janë të rrethuara me statuja baroke të shekullit të  17 –të, kërkoni Shën Gjonin e Nepomuk, statujën e shenjtit martir, që u jep fat atyre që e prekin dhe përshëndetni muzikantët që performojnë aty.
Drejtohuni për nga kështjella në distancë derisa të arrini në Shtegun e Artë. I  vijëzuar me shtëpi të stilist Mannerist të ndërtuara në fund të 1500 –ës, Shtegu i  Artë, është një pikë popullore e Pragës. Bëni një shënim të veçantë në Nr:22 ( kjo shtëpi dikur ka qenë e shkrimtarit Franz Kafka).
 
                                                                                          

Gjatë mbrëmjes ajo çka mund të bësh në Pragë është të kapësh një performancë klasike në Teatrin Kombëtar. Është konsideruar si një prej ndërtesave më të bukura të qytetit dhe qëndron  si një simbol kombëtar i  shpirtit dhe unitetit. Në çdo ditë mund të shohësh një teatër, një opera, një lexim skenik apo balet.
 

Ndërsa jeni në qytet duhet të shkoni në majë të kodrës Petřin. Në  lartësinë e 317 metrave, mund t’i shkrydhni këmbët seriozisht ose  mund të zgjidhni teleferikun ( një nga shumë gjërat argëtuese për të bërë në Pragë).
Ngjitur në majën e Petřin –it është një kullë vrojtimi e modeluar sipas kullës Eiffel të Parisit, rrethuar nga kopshte  të bukur. Janë edhe 299 hapa deri në majë, por pamjet panoramike të qytetit ( në ditë të kthjellët, mund të shihni deri në Snezka, maja më e lartë e vendit) i a vlejnë çdo hap. 
 
                                                                                          
Para se të largoheni, kaloni pak kohë duke admiruar Qytetin e Vjetër. Në zemrën e tij është Sheshi i  qytetit të vjetër, pazari më i  madh në Pragë, që ka ekzistuar qysh prej shekullit 10; është veçanërisht i  bukur gjatë Krishtlindjes.
Mund t’i përshkoni galeritë dhe kafenetë më këmbë, ose bëni një xhiro me karrocë me kuaj. Xhevahiri i sheshit, sidoqoftë, është Ora Astronomike.
 
      
Nëse ju premton koha, duhet të bëni një udhëtim një ditor në Kështjellën Karlštejn. Kështjella, ku Perandori Romak Karli i  VI ka banuar dikur dhe kaloni një pasdite duke eksploruar Muzeun e kuruar mirë  të Hebrenjve, në lagjen e hebrenjve Josefov, një ish-geto e hebrenjve. 
 
 
Pjesa më e mirë e udhëtimit në Pragë? Fjetjen mund ta bëni i  rrethuar nga lagje me pesë yje dhe të shpenzoni 200 euro për natë.