I njohur gjerësisht se është i ri, i mprehtë dhe historik, Berlini është një qytet i kontradiktave. Me një histori të zymtë së cilës është e vështirë t’i iket, Berlini është gjithashtu i gjallë dhe i hatashëm me një skenë të pabesueshme ushqimi. Baret e shkëlqyer me kafe të kadifenjtë dhe mëngjese të vona që ta bëjnë zemrën të zaliset...Ja disa prej pikave që nuk duhen humbur gjatë një udhëtimi në Berlin.

                                                                              Distrikt
Një kafene me shumë hapësirë e me shkëlqim në Mitte, që ka fituar një reputacion kut mes atyre që dashurojnë mëngjeset e vona dhe kafenë. Përveçse të servirin një kafe specialitet i shtëpisë, duke përdorur kokrra nga një sërë varietetesh, menyja e mëngjesit servir klasikët e shijshëm si tost me avokado dhe panxhar, tasa me manaferra dhe krepa me dhallë, një nga më të preferuarat e klientëve. Sigurohuni të mbërrini shpejt, ka gjithnjë radhë!
 
 
 
Barn
Nëse ju pëlqen kafeje speciale, Berlini është një qytet ku ju llastoheni për zgjedhje, sidoqoftë askund nuk bëhet kafe si te Barn. Kafeneja minimaliste, por e ngrohtë i dedikohet servirjes së kafesë pa lulka: nuk do të gjeni kokrra dekafeinato apo qumësht zëvendësues aty. Mbase pak pretencioz, Barn ngulmon që të uleni dhe ta shijoni vërtet kafenë- mungesa e WiFi i shkurajon vizitorët nga të qëndruarit gjatë, apo të përqendruarit në diçka tjetër veç të pirit.
 
 
 
Bonanza
Gjithashtu ky bar e pjek vetë kafenë, dhe kafeneja në Kreuzberg është një hapësirë plot ajër dhe e qetë për pirësit serioze të kafesë për të qëndruar të relaksuar ndërsa shfletojnë një revistë deh gjerbin një filxhan kafeje. Ndërsa, kafeneja me të njëjtin emër në Prenzlauerberg ka një atmosferë më të gjallë.
 
 
 
Visit
Visit është një kafe minimaliste me bazë në Kreuzberg. Interieri unik i kafenesë ju fton të relaksoheni dhe të qëndroni një copë herë. Zgjidhni të uleni në një prej tavolinave të mermerta ose në shkallët e niveluara dhe përdorni WiFi pa pagesë: e përsosur për pirësit solo të kafeve. Visit gjithashtu ofron një gamë të shijshme sandviçësh, sallatash dhe kekësh si edhe artikuj të gatuar si krepa me banane shoqëruar me karamel të kripur dhe kokoshkë ose puding kremozë chia me arrë kokos dhe mango.
 
 
Brammibal
Nëse po kërkoni një vakt pasditeje ndërsa eksploroni Kreuzberg, sigurohuni të vizitoni  Brammibal’s Donuts, ku mund të gjeni petullat e ëmbla vegane dhe gjevrekët në një sërë shijesh, si kunguj pikantë, banane dhe arrë kokosi ; gjithë ëmbëlsia pa asnjë ndjenjë faji.
 
 
 
Silo
Silo është një kafene e ngrohtë australiane që servir kafe banorëve të Friedrichshain duek përdorur kokrra të pjekura vetë nga Pjekësit e Kafesë Fjord. Opsionet e mëngjesit pëfshijnë krepin baby Dutch, jë mrekulli e mbushur e servirur në një tigan të vogël dhe e mbushur me manaferra dhe krem. Tosti “Silo” me avokado, bacon dhe vezë të skuqura si edhe një  shakshouka me stil të ëmbël mesdhetar. Vizitojeni për një mëngjes dembel, por përgatituni për radhë në fundjava!