Ndërsa jam ulur në autobus duke udhëtuar nëpër qytet, nënqesh me ironinë ndërsa nis të luhet  kënga e  George Ezra- s  “Budapest”.  Nga dritarja shoh arkitekturën e vjetër art deco të viteve  1920  bashkë me dizajnë më moderne të shekullit  21. Në vend që dy dizajnët të përplaseshin, ata në fakt qëndrojnë mirë bashkë, duke plotësuar njëri-tjetrin, të vjetrën dhe të renë krah më krah nën qiejt gri të kryeqytetit hungarez, Budapest.

Autobusi vazhdon të lëvizë dhe shoh madhështorin Danub që rrjedh lirshëm mes anëve të Buda-s në një anë dhe Pest-it në anën tjetër, duke imituar jetën me ritëm të  shpejtë të vendasve në të dy kahet. Makinat dhe autobusët udhëtojnë mbi urën Chain për të mbërritur në anën e kundërt; koha nuk ndalet në Budapest dhe me siguri as nuk ngadalësohet ndërsa njerëzit nisen drejt punëve. Zemra e Hungarisë, Parlamenti Hungarez, ulet në anët e lumit Danub duke parë rrjedhën e lumit të kalojë. Dritat pikëzojnë dritaret e ndërtesave duke u dhënë jetë dhe një lloj qenësie.    

Jo larg prej Parlamentit Hungarez është Katedralja e Shën Stefanit,  një kishë e paanë që mban emrin e mbretit të parë të Hungarisë, Mbretit Stefan. Në heshtjen tingujt e qytetit jashtë janë të këputura; i vetmi tingull që mund të dëgjoni janë hapat tuaja ndërsa ecni rresht pas rreshti stolash-  rastësisht duke parë dikë të gjunjëzohet në lutje, a mendim, Ndriçimi i ulët krijon një atmosferë, që është njëherazi e zymtë e mikpritëse – duke ju dhënë kohë për mendimet tuaja.
 

Edhe jashtë Budapestit, enden mes rrugëve duke eksploruar çfarë sekretesh mund të zbulojë qyteti. Kulla e Peshkatarit që mbron kështjellën madhështore Buda për shekull pranë lumit Danub tani tërheq interes nga e gjithë bota, me Kishën Matias në sfond. Kulla që mban historitë  së shkuarës, të ngjarjeve që ka parë gjatë punimeve të gurit, pret për kohën e duhur që t’i zbulojë. Turma njerëzish mblidhen për të parë bukurinë e Budapestit poshtë, ndërsa të tjerë thjesht mblidhen për të parë mbi reminishencës e së shkuarës, së historisë së tyre dhe cila është mbretëria e tyre.
 
   

Kam kuptuar, përpara se autobusi im të mbërrijë në ndalesë, se Budapesti është një qytet që ka jetë të vetën. Ka një ndjesi ritmi të qytetit- çdo mëngjes.
 
Kur Budapesti zgjohet, mund të ndjesh ritmin të nisë dhe vazhdon deri natën. Atmosfera e tij është e ngrohtë dhe mikpritëse dhe ka shumë për të zbuluar rreth historisë së tij.  Të kalosh vetëm katër ditë në Budapest vetëm sa gërvisht sipërfaqen dhe shpresoj të kthehem shpejt për të eksploruar edhe më shumë nga ky qytet i bukur dhe i pakohë.
Nga  James Weber