Kjo pjatë klasike spanjolle është shumë e zhdërvjellët dhe e shpejtë për t’u sajuar. Tortilla ( apo omëleta spanjolle) mund të serviret e nxehtë ose e ftohtë dhe është një mënyrë fantastike për të përdorur të gjithë përbërësit ; thjesht shtoni çdolloj perime  të mbetur, djathë të thërrmuar a të grirë, speca të kuq gogozhare apo salsiçe të gatuar. Të gjitha janë të shijshme, ndaj eksperimentoni!

                                                                                           
Përbërësit
300 gramë patate të qëruara
1 qepë
vaj ulliri
5 vezë të mëdha


Metoda
Qëroni patatet, dhe pritini në copa të vogla. i thani me një peshqir kuzhine. Qëroni dhe priteni hollë qepën. Hidhni 2 lugë gjelle vaj në një tigan të vogël për skuqje, në nxehtësi mesatare dhe shtoni qepën dhe patatet. Uleni nxehtësinë dhe i lini të gatuhen për 25 deri në 30 minuta, ose derisa qepa të marrë ngjyrë të artë dhe patatet të zbuten. Mos i trazoni shpesh për të mos thyer patatet- përdorni lugën e madhe vetëm për t’i kthyer nga ana tjetër.
Thyeni vezët në një tas, i marinoni me pak kripë dhe piper të zi dhe i trazoni me një pirun.
Kur qepët dhe patatet të jenë bërë, hiqni nga tigani dhe me kujdes i hidhni tek vezët.
E ktheni përzierjen në tigan dhe vendosni në temperaturë të ulët. i gatuani për 20 minuta , ose derisa veza të jetë mpiksur lart.
Përdorni lugën e madhe për të kthyer anët e tortilla-s. Me kujdes kalojeni tiganin mbi një pjatë për të hedhur tortilla-n, pastaj kthejeni sërish në tigan për ta gatuar edhe për pesë minuta të tjerë, ose derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.
 

Hidheni në një tabaka servirjeje, pastaj priteni në 6 copa dhe servireni të nxehtë ose të ftohtë me një sallatë të thjeshtë jeshile.