Kështjellat që pikëzojnë peizazhin europian janë secila të denja për përrallën e tyre. Këto struktura madhështore u kanë mbijetuar luftërave, zjarreve, dhjetëra brezave dhe i kanë rezistuar testit të kohës. Nga ishujt grekë te shkëmbinjtë e thepisur të Skocisë, secila kështjellë sjell me vete qindra vite histori njerëzore, dhe mbase një a dy histori fantazmash. E ndërsa shumica janë ndërtuar me tulla dhe grurë, historitë e tyre individuale janë të gjitha unike dhe intriguese për vizitorët e botës. Kthehuni pas në kohë duke vizituar një nga këto shtëpi romantike që mbretërit dhe mbretëreshat dikur i quanin shtëpi, si mbretëror, qoftë edhe për një ditë. Ja ku janë njëzet kështjella pak të njohura të vendosura nëpër Europë që i përkasin itinerarit të çdo udhëtari.

Pallati i Pena-s,  Sintra Portugali
Kështjella me ngjyra qëndron lart në kodra mbi qytetin e Sintras, Portugali. E ndërtuar më 1854 –ën, kështjella shpesh është përdorur nga Presidenti i Republikës Portugeze dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Kështjella gjithashtu është e rrethuar nga një pyll i gjerë me bimësi nga e gjithë bota, siç e desh një kohë Mbreti Ferdinandi II.                                                                      

Alcazar, Segovia Spanjë
Alcázar-i i Segovias, i vendosur  53 milje në veriperëndim të Madridit, është ndërtuar fillimisht si një fortesë  mbi kodër mes dy lumenjve, por gjithashtu ka shërbyer si pallat mbretëror, burg shtetëror dhe akademi ushtarake. Megjithëse mosha e vërtetë e kështjellës nuk dihet, dokumentimi më i hershëm i Alcazar-it daton në shekullin e 12 –të. Vizitorët inkurajohen të përfitojnë nga “Kulla e Juan-it” ku mund të shijojnë  pamje mbresëlënëse të komuniteti aty poshtë.


Kështjella e Astypalaia-s, Greqi
Kështjella veneciane e Querini-it në Chora, Greqi, qëndron në majë të të gjithë komuniteti, me fasadën e jashtme me gur të zi që bën kontrast me qytetin grek të larë në të bardhë. Kështjella e ndërtuar fillimisht nga Gjon Querini më 1204 si një strehë kundër piratëve, tani i fton udhëtarët e botës të vijnë e të kalojnë pak kohë aty. gjtihçka ju nevojitet është të ngjiteni në majë të malit të vogël.


Kështjella Hohenwerfen, Austri
Kjo kështjellë është një strukturë befasuese që daton më se 900 vjet të shkuar. Kështjella do i lerë shumë vizitorë pa frymë, në plot kuptimin dhe qëndron 610 metra mbi nivelin e detit. Fortesa është tani një muze dhe ofron ture të përditshme me guidë nëpër koleksionin e pasur të armëve, si edhe Gjuetinë historike të Fajkonjve të Salzburgut, që ka demonstrime të përditshme fluturuese duke përdorur zogj të ndryshëm si pre.


Kështjella  Dunnottar, Skoci
Fortesa në majë të shkëmbit besohet se është ndërtuar në Mesjetë. E mbushur me histori, rrënojat e kështjellë përfshijnë ende kullën e shekullit  të 14 –të si edhe pallatit e shekullit  16 –të dhe ka qenë dikur shtëpi e Kontit Marischal, një nga familjet më të fuqishme të historisë skoceze. Kështjella ofron ture të përditshme, megjithëse operon në një kalendar sezonal dhe mbyllet për motin e keq.


Kasteel de Haar, Holandë

Megjithëse themelet e kësaj kështjelle datojnë më  1391-shin, vendi është rindërtuar plotësisht më  1892 –shin dhe tani shfaq madhështinë e fillim shekullit  20-të. Brendia e kështjellës është e mbushur me zbukurimi prej druri të gdhendur, mobilie luksoze dhe porcelan të vjetër nga Japonia dhe Kina. pronarët e kështjellës, familja Van Zuylen van Nijevelt, vijojnë të banojnë në shtëpi për një muaj çdo vit, siç kanë për më shumë se një shekull.


Castello del Monte, Itali

Castel del Monte në Puglia, Itali mund të tingëllojë familjare dhe kjo me arsye: Kështjella qëndron në pjesën e pasme të monedhës  1 qindarkë të Euros. Ndërtimi i kështjellës u plotësua më  1240 –ën nga Fredriku i II i Hohenstaufen-it, dashuria e të cilit për shkencën është shumë e dukshme në formën unike tetëkëndore të ndërtesës. Vizitorët mund të eksplorojnë kështjellën dhe themelet e tij gjatë gjithë vitit, përveç Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.


Kështjella  Chillon, Zvicër
Kjo kështjellë është e vendosur në brigjet shkëmborë të Liqenit të Gjenevës, pranë kufirit të Zvicrës me Francën. Ndërtesa siç qëndron aktualisht  është rezultat i qindra viteve rinovimi, megjithëse vendi ka qenë i pushtuar qysh prej Epokës së Bronzit. Turistët janë të mirëpritur të shëtitin nëpër kështjellë dhe rrethina, por prej Qershorit në Tetor vizitorët gjithashtu mund të përjetojnë diçka speciale duke marrë me qira zonën e vogël të plazhit diskret në brigjet e Chillon-it. 


Kështjella Gripsholm, Suedi
Kështjella qëndron në brigjet e Liqenit Mälaren dhe është ndërtuar më   1537 –ëh  dhe ruan të gjithë sharmin e botës se vjetër dhe luksit mbretëror. vizitorët e kështjellës janë të ftuar të shëtisin nëpër rrethinat e kështjellës, të vizitojnë teatrin e kështjellës një nga kullat e ndërtuar më  1780 -ën  nga Mbreti Gustav i III ose të njihen me drerin mbretëror në  rezervatin natyror  të Hjorthagen-it.


Kështjella Peles, Rumani

Kjo kështjellë është e vendosur në bazë të Maleve Bucegi në qytetin e vogël të Sinaias, Rumani. E pajtuar nga Mbreti Karol I më  1873-shin dhe i përfunduar më  1883-shin, fasada e gjallë dhe shumëngjyrëshe e saj e bëjnë një destinacion perfekt udhëtimi. Secila nga  160 dhomat e saj janë të dekoruara me art europian, dritare me xhama me ngjyra gjermane dhe mure lëkure. Megjithëse jo aq e famshme se Kështjella Bran, apo shtëpia e Drakulës, 30 milje më larg, Kështjella Peles sërish qëndron në itinerarin e atyre që duan të vizitojnë  Rumaninë.


Kështjella Neuschwanstein, Gjermani
Si shumë kështjella edhe kjo është ndërtuar në terrene të ashpra si strehë e sigurt. kështjella e bardhë piktoreske bavariane është ndërtuar si shtëpi personale e Ludvigut të II të Bavarisë, por ka qenë hapur për publikun menjëherë pas vdekjes së tij në fund të  1800-ës. Shtëpia, megjithatë nuk mbahet aq mirë sa të tjerat. Klima e ashpër ka pasur efekt përkeqësues në  fasadën gëlqerore, që do të rinovohet seksion pas seksioni në vitet e ardhshme.  Megjithatë, brendia qëndron po aq sharmante sa gjithmonë, e zbukuruar me mjellma të bardha si simboli i krishterë si “pastërtisë”,  siç Ludvigu u përpoq të ishte.


Kështjella Chenonceau, Francë
Kjo kështjellë pranë fshatit të Chenonceaux-it në Francë pranë lumit Cher dhe është ndërtuar diku në shekullin e 11 –të. Përzierja e fundit e arkitekturës së epokës Gotike me Rilindjen e hershme i jep kështjellës një pamje unike. Kështjella ia ka dalë t’u rezistojë dy luftërave botërore , duke vepruar si pavijon spitali në luftën e parë dhe i mbijetoi bombardimeve nga gjermanët në qershor të vitit 1940.


Kështjella Malbork, Poloni
Kjo kështjellë është një manastir i fortifikuar i shekullit të 13 –të që i përket Urdhrit Teutonik. Kështjella mesjetare me tulla është një vend i trashëgimisë botërore UNESCO dhen jë nga monumentet historikë të Polonisë. Kjo kështjellë e ristrukturuar, që dikur qe shrëpi e mbretërve, i mirëpret vizitorët gjatë gjithë vitit.


Kylemore Abbey, Irlandë
Kështjella e përpunuar është ndërtuar në fund të 1800-ës nga Mitchell Henry MP, një biznesmen liberal që dëshironte pronën për të shfaqur me mburrje “të gjitha novacionet e epokës moderne”. Kështjella ka një hapësirë prej 4 mijë metrash dhe ka më shumë se 70 dhoma. Vizitorët ftohen drejt bisedave të historisë që zhvillohen tri herë në ditë, në Abbey.
 
 
Kështjella Caerlaverock, Skoci
Kjo kështjellë është pikërisht aty ku do të doni të ishit nëse keni nevojë t’i arratiseni një armiku. Muret e trashë me gur ranor, hendeku i thellë dhe forma unike trekëndëshe e bëjnë fortesën perfektë. E ndërtuar në fund të shekullit të 13 –të, shtëpia është e hapur për publikun dhe shpesh është përdorur për ekspozita të rrethimeve luftarake. Kështjella Örebro,Suedi
Është e vendosur në ishullin në lumin Svartån. Ndërtesa ka një histori të pasur në Suedi, përfshirë faktin që Akti i parë i Parlamentit është bërë aty. Gjatë verës, vizitorët janë të mirëpritur të vijnë në kështjellë për ture ditore për të mësuar rreth fisnikërisë, të burgosurve, shërbyesve si edhe ngjarjeve të mirënjohura që kanë ndodhur brenda mureve të kështjellës. Ata që kërkojnë pak frikë, kështjella fton vizitorët për Javën e Shtrigave dhe Javën e Fantazmave, në Halloween.


Kështjella Trakošćan, Kroaci
E vendosur në veri të vendit, konsiderohet si një fortesë e vogël vëzhgimi. Ndërtesa daton në shekullin e 13 –të dhe u mor nga kroati Ban Juraj Draskovic për përdorim vetjak. Qëndroi nën Draskovic –in deri në Luftën e Dytë Botërore. Brenda, kështjella mban shembuj të mobilieve baroke dhe armëve të ndryshme nga shekulli i 15 –të në të 19 –in. Jashtë, kopshtet mbresëlënëse dhe liqeni i mirëpresin vizitorët gjatë gjithë vitit.


Në dashuri me erën, Bullgari
Është një kështjellë bashkëkohore ndërtuar më 1996 –ën nga Georgi Kostadinov Tumpalov për të përmbushur ëndrrën e tij të fëmijërisë. Ndërtesa është bërë me 20 mijë tonë gurë të nxjerrë nga malet Strandzha dhe vjen me kopshte ekstravagante, një liqen artificiale dhe shumë gjëra të tjera. Është e hapur çdo ditë për vizitorët.

 
Kështjella Tintagel, Tintagel Angli
Kjo kështjellë është aq e lashtë saqë historia e saj mbetet mister. Kështjella e madhe tashmë është reduktuar në rrënoja, por kjo nuk e bën më pak joshëse. Kështjella banohej qysh në periudhën e vonë romake por e fitoi famën më të madhe në shekullin e 12 –të kur Geoffrey i Monmouth –it e emëroi si vendin ku u ngjiz Mbreti Artur. Zhytuni në histori , ecni në shtigjet e shumta dhe eksploroni pishinat shkëmbore poshtë, në plazh.


Kështjella Eltz, Gjermani

Kjo k ështjellë është një strukturë mbresëlënëse nga kondrat lart lumit Moselle mes Koblenz dhe Trier, Gjermani. Kështjella mesjetare është ende në pronësi të një dege të së njëjtës familjes që kanë jetuar atje në shekullin e 12 –të. Kështjella ka qëndruar e paprekur për 850 vjet. Konti dhe Kontesha Eltz, pronarët aktualë të kështjellës, ftojnë miqtë të vizitojnë çdo ditë brendinë, të shohin mobiliet e tetë shekujve dhe të ngjiten nëpër rezervatin natyror që rrethon pronën.