Njihuni me Kiersten, amerikanen  e lindur në Kaliforni, e cila braktisi karrierën në një korporatë financash për t’u bërë udhëtare e botës. Ka udhëtuar në më shumë se 50 shtete dhe ka arritur të bëjë realitet disa prej aventurave në listën e saj të dëshirave. Ajo shpreson që me shembullin e saj të frymëzojë të tjerët të jetojnë jetën që duan dhe të mos bëjnë kompromise për asgjë më pak se të jashtëzakonshme!
 
 
“Si shumë njerëz më kanë mësuar të shkojë në universitet, të gjej një punë, të martohem, të bëj fëmijë dhe të jetoj përgjithmonë e lumtur. As edhe njëherë nuk e kam marrë në konsideratë se të ndjek idenë e shoqërisë për “suksesin” do të më çonte në një jetë të pa përmbushur dhe të palumtur. Pasi u diplomova me rezultate të larta dhe gjeta një puna në një firmë prestigjioze financiare në Los Anxhelos, shpesh kuptova se po jetoja ëndrrën e dikujt tjetri. E lashë karrierën time për të udhëtuar botën, për të bërë vullnetaren në vendet në zhvillim dhe zbulova mënyrën time “dhe jetoi e lumtur përgjithmonë” – shkruan Kiersten në blogun e saj “the blonde abroad”.
 
       
Numri i shteteve dhe provincave ku ka shkelur ka arritur shifrën 54. Destinacionet e saj të preferuara janë Jordania, Tajlanda, Bolivia, Australia dhe Belgjika, ndërsa 10 vendet që ajo dëshiron të vizitojë janë Havai, Islanda, Kuba, Afrika e Jugut, India, Nepali, Japonia, Brazili, Kanadaja dhe Suedia.
   
 
“Shumë lexues shpesh më pyesin sesi i përballoj shpenzimet udhëtimeve, Më kanë pyetur nëse jam e lodhur me ndonjë sheik apo kam ndonjë trashëgimi. Si mundet një vajzë e re si unë të udhëtojë kaq shpesh? Çelësi është të mësosh të jetosh me më pak dhe mbi të gjitha kompromisi. Pasi lashë punën në Los Anxhelos, apartamentin tim luksoz, dollapin gjigand, anëtarësimin në një prej palestrave më të mira dhe hoqa dorë nga të gjitha shpenzimet e trajtimeve të bukurisë.
 
   
Mendoja se kisha nevojë për këto gjëra për të qenë e lumtur. Sa budallaqe. i shpërngula gjërat e mia sërish në shtëpinë e prindërve ( nuk e kisha menduar se do të vinte ajo d itë dhe nisa të udhëtoja me një çantë shpinë dhe me një buxhet shumë të vogël. Për afro tre vjet kam jetuar me më pak se 50 dollarë në ditë”- thotë ajo. 
Pas katër vitesh ajo udhëton  nëntë muaj të vitit dhe ka një ekip prej gjashtë anëtarësh që e ndihmojnë me mbarëvajtjen e website-it.
  
 
Si i bën paratë për të udhëtuar ?
The Blonde Abroad është një biznes shumë nivelesh dhe ka shumë burime si programe, konsulta, marketing të mediave sociale dhe krijim të përmbajtjeve digjitale. “Bëj udhëtime ku shpenzimet mbulohen dhe paguhem për marketingun në mediat sociale apo duke prodhuar përmbajtje si fotografi apo video. Gjithashtu ofroj konsulta për kompania të tjera, Gjithashtu ofroj kurse këshillimi për blogger-ë duke i trajnuar në dizajn, brandim dhe media sociale”. Mbase disa këshilla nga Kiersten nuk do të ishin keq!