Jemi gjithnjë në kërkim për të rafinuar më tej veshjet tona për çdo destinacion, qoftë aeroport apo zyrë. Ndërsa kemi bredhur mjaft për të pasur një ide se cila veshje bën për aeroport dhe cilat jo.  Ja disa gjëra për të mësuar nga ekspertët

Çfarë të mos veshësh në aeroport: fustane dhe funde të gjatë
Nuk është zgjedhja më e mirë pasi oficeri në aeroport do të kontrollojë se nuk po fsheh asgjë poshtë fundit.
 
Çfarë të mos veshësh në aeroport: karfica
Besojeni apo jo, karficat do të ndezin alarmin e detektorit të metaleve.
 
Çfarë të mos veshësh në aeroport: pantallona me shumë xhepa apo të shkurtra
Janë prej artikujve më të vështirë të veshjeve në aeroport. Të gjithë xhepat bëhen pengesë e madhe, sepse ndezin alarmin. Kur oficeri të thotë nxirrni gjithçka nga xhepat mund të mbesë ndonjë çelës apo çakmak i harruar në ndonjë xhep të fshehtë.
 
Çfarë të mos veshësh në aeroport: varëse apo byzylykë metali
Varëse apo byzylykët e mëdhenj prej metali do të ndezin detektorin e metalit. Problemi më i madh është me byzylykun e dashurisë Cartier. Këta byzylykë mund të hiqen vetëm me një kaçavidë, kështu që bëhen problem kur kalon kontrollin. Vendosni bizhuteritë pasi keni kaluar skanimin, për të shmangur ndalesat.
 

Çfarë të veshësh: një bluzë sportive për fluturimin

Çfarë të veshësh: xhinset janë gjëja më e thjeshtë për t’u veshur në aeroport

Çfarë të veshësh: poncho; e gatshme për mot të nxehtë, të rehatshme por njëherazi chic. Klasike për t’u veshur më plazh si mbulesë apo kur ke ftohtë në fluturime.
 
 
Çfarë të veshësh: këpucë të sheshta për një stil të mençur udhëtim.

Çfarë të veshësh: fibra natyrale si pambuku janë ideale për udhëtimin.

Çfarë të veshësh: pantallonat e gjera janë shumë të rehatshme.

Çfarë të veshësh: mbani diçka për të lidhur rreth flokëve apo rreth qafës.