E njohur për fasadat spektakolare të gdhendura në shkëmbinj, Petra në Jordani prej kohësh ka qenë në listat e dëshirave të shumë udhëtarëve. Qyteti ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Nabateane dhe fotografitë e gurëve rozë, tempujve të zbukuruar dhe varreve e kanë shpërndarë reputacionin arkitekturor rreth botës.
 
 
Vizitorët veteranë të Petras apo të pasionuarit pas arkeologjisë që kërkojnë një përvojë të re duhet t’i hedhin sytë nga Mada'in Saleh, një tjetër qytet mbresëlënës në Arabi Saudite që është një shteg i parrahur
Ndërtuar në shekullin e parë Para Krishtit, Mada'in Saleh, e njohur si Hegra për Nabateanët ka varre me përmasa monumentale gdhendur në faqe të shkëmbinjve, të ngjashme me ato të Petras.
 
UNESCO e ka emëruar Mada'in Saleh si një trashëgimi botërore, duke e bërë një vend kulturalisht domethënës, edhe pse nuk është një emër i njohur.“Tërësia e saj është mbresëlënëse dhe është e ruajtur mirë”, sipas UNESCO-s. “Mban dëshmi të takimit mes një sërë ndikimesh dekorative dhe arkitekturore ( Asiriane, Egjiptiane, Fenikase, Helene)”.
 
Nisur nga fakti që nuk njihet aq shumë, vizitorët nuk do të hasen me turma në këtë vendndodhje spektakolare. Të mbërrish atje nuk është detyrë shumë e thjeshtë, sidoqoftë. Udhëtarët mund të fluturojnë në Riad, Arabi Saudite e më pas në Medinë përpara se të udhëtojnë katër orë me makinë në Mada'in Saleh.