Pamukkale është një kënaqësi për udhëtarët dhe një fenomen gjeologjik. Është një qytet në Turqinë perëndimore i njohur për ujërat termalë të pasur me minerale që rrjedhin poshtë nga tarracat e bardha në anë të luginës. Pranë saj është Hierapolisi, një qytet Spa i Romës së lashtë i themeluar rreth vitit 190 Para Krishtit.
 
Rrënojat atje përmbajnë një teatër dhe një nekropol me varre të shpërndarë në 2 kilometra. Me një kombinim të tillë të mrekullive natyrore dhe të bëra nga dora e njeriut, nuk është çudi që Pamukkale-Hierapolis është një destinacion kaq i nxehtë turistik. Kur vizitoni Turqinë, Pamukkale është një must! Ju intrigon? Ja 8 fakte interesante rreth vendit!
 
 
1.    Pamukkale është më shumë se 100 metra në lartësi dhe mund të shihet nga qyteti më i afërt, Denizli, që ndodhet rreth 20 kilometra larg.
2.    Ujërat që shfaqen në burimet e ngrohtë janë në temperatura që variojnë nga 35 deri në 100 gradë celsius.
3.    Pamukkale quhet “kështjella e pambuktë” në një përkthim të fjalëpërfjalshëm nga turqishtja.
 
 
4.    Turqit e quajnë kështjellë të pambuktë për shkak të ngjashmërisë që këto tarraca të bardha kanë me plantacionet e  pambukut që kultivohen në Turqinë qendrore.
 
5.    Në njëfarë mënyre, Pishina e Shenjtë në Pamukkale njihet gjithashtu si Pishina e Kleopatrës, pasi thuhet se Faraonesha Egjiptiane ka notuar aty.
 
6.    Janë rreth 17 burime me ujë të nxehtë në të gjithë zonën. 
7.    Pamukkale ka mbi 2 milionë vizitorë në vit dhe është gjithashtu atraksioni më i vizituar i Turqisë.
8.    Në vitin 1988, Pamukkale së bashku me Hierapolisin u njohën si vende të trashëgimisë botërore nga UNESCO.