Vështro në të thellin, të pakufishmin qiell! Vështro poshtë për lule dhe ferra që mundohen mes pluhurit. Shih platenë e shkëmbinjve të kuq, që del sfidueshëm në horizont. Pavarësisht klimës, jugperëndimi është gjithçka përveçse i thatë.
 

Rajoni fsheh xhepa madhështie, fisnikërie dhe kontrasti brilant që ndihen si tjetër bote nën jë mënyrë që rrallë përjetohet. Era fërshëllen mbi heshtje, retë që lëvizin dukshëm, rrezet e diellit depërtojnë në thellësitë e dyshemeve të qeta të kanioneve dhe formacione të zbërdhulëta janë aq larg sa mund të dallojë syri.  

Një rrugëtim mes Kanionit të Madh, Sedona, Kanioni Antelope, Dunat me rërë rozë koralesh dhe Parku Kombëtar Zion. Mrekullia natyrore dhe bukuria e këtyre vendeve është mbresëlënës dhe mbrojtja e tyre është e epërme.
 
 
Ato janë ngushëllim, shenjtërore, liri, perspektivë dhe qartësi. Udhëtimi në jugperëndimin amerikan  është një rikujtim solemn që të mos i marrë për të  mirëqena dhe duhen bërë përpjekje të përditshme për mjedisin. 
 
Nga Heather Shevlin