Turizmi mund të mbijë nga vendet më të pagjasa. Çernobili; vendi i një prej aksidenteve më të mëdha bërthamore të të gjitha kohërave, po e vendos veten si një qendër për “turizmin e zi” ( atraksionet e turizmit të errët janë vende historikisht të lidhura me vdekjes apo tragjedi). Më 1986 –ën, një reaktor në Çernobil shpërtheu në një prej katastrofave më të këqija bërthamore të të gjithë kohërave. “Zjarri” i pakontrollueshëm vijoi tërbuar për nëntë ditë, duke mbuluar pjesën më të madhe të perëndimit të Bashkimit Sovjetik dhe veriun e Europës në mbeturina radioaktive.  Aktualisht është k thyer në një destinacion njëditor për turistët guximtarë të Ukrainës. 

Kompanitë vendase ofrojnë udhëtime në zonën që rrethon reaktorin e famshëm. Megjithëse nivelet e rrezatimit janë ulur mjaftueshëm për të mirëpritur udhëtime të shkurtra, ende nuk është e sigurt të jetosh në një zonë brenda 18 miljeve të impianit.

Udhëtimet ditore drejt Çernobilit zakonisht nisen prej Kievit në mëngjes për t’u kthyer pas 12 orësh. Udhëtime përfshijnë vizita në qytetin e Çernobilit. Megjithëse shumica e turistëve nuk lejohen të hyjnë në impiant, është shumë i dukshëm nga rruga. Është e mundur të hedhësh një sy në sarkofagun e Reaktorin nr:4 , por vetëm prej 300 metrash larg. Aty është gjithashtu një qendër vizitorësh dhe muze.

Turistët gjithashtu ndalen në Prypyat, një qytet aty afërm ku përpara evakuimit kanë jetuar afro 50 mijë banorë. Tani konsiderohet si një prej qyteteve fantazmë të botës. Një tur ditor në Çernobil nis me 80 euro.