“Kur je në makinë me dikë dhe po fle në makinë, nuk ke ku ia mbath”. Javën e shkuar, Greg Cayea zbuloi se ai ishte zyrtarisht ishte mbajtës i një Rekordi Botëror Guinnes. Më 29 Prill, Rekodret e Botës Guinnes e vlerësuan Cayea-n dhe të dashurën e tij, Heather Thompson, me rekordin e botës për Udhëtimin më të gjatë me makinë në një shtet të vetëm. Çifti udhëtoi me makinë 58,135.87 kilometra përmes Shteteve të Bashkuara për 122 ditë.

Udhëtimi i tyre nisi më 11 korrik në Arizonë dhe përfundoi më 9 Nëntor në Nju Jork, një ditë pas zgjedhjes së presidentit.
“Andej nga fundi i udhëtimit, ishim të mbaruar fare. Ishim të dërrmuar mendërisht, fizikisht, shpirtërisht, emocionalisht. Ishim në Plazhin Myrtle duke parë zgjedhjet dhe ishim të dy të depresionuar. Heather-i dhe unë, ishim të mbaruar pas zgjedhjeve. Kështu që i thamë njëri-tjetrit le të ngasim deri në Nju Jork dhe aty ishte pika e fundit”. Më 9 nëntor ata parkuan në Chinatown dhe filmuan një video të fundit në rrugët e Manhatanit.

Videoja ishte një nga shumë copëzat e provave që çifti duhet të paraqiste në mënyrë që të merrte Rekordin Guinnes.
Cayea e quajti procesin e dokumentimit si një punë me kohë të plotë. Në fund të udhëtimit, dyshja duhet t’i dërgonte Guinnes-it një ditar udhëtimi, fotografi të peizazheve, një gjurmues GPS, deklarata dëshmitarësh dhe një libër kilometrazhi ( me të gjitha ndalesat, përfshirë edhe pauzat në tualet) dhe 10 minuta video çdo ditë.

Por kjo nuk do të thotë se udhëtimi ishte i gjithi punë. Cayea shpesh do të dilte nga makina për t’u zhytur në ndonjë liqen apo ndonjë pellg me ujë të ftohtë për ta mbajtur veten zgjuar: Ai ka thënë se është hedhur nga një shkëmb në Liqenin Crater, Oegon si një nga gjërat më interesante të udhëtimit. Çifti ishte në gjendje të eksploronte qytete të rinj, për të cilët nuk kishin dëgjuar kurrë. Dhe mësuan si të rrinin me njëri-tjetrin nonstop.
“Kur je në makinë me dikë dhe je duke fjetur aty, nuk ke ku ia mbath. Duhet të mësosh të merresh vesh me gjithçka”, ka thënë Cayea.


Cayea ka thënë se ai dhe Thompson kanë mësuar më shumë rreth njëri-tjetrit, përfshirë edhe nervozizmat dhe kur ishte më mirë ta lije tjetrin rehat. “Ushtrimet mendore dhe emocionale që kemi vënë në jetë çdo ditë ishin mbase pjesët më të frytshme të udhëtimit. Mund të më hidhni në një makinë me këdo, tash e tutje”, ka bërë shaka Cayea.
 
Cayea ka marrë pak kohë pushimi, por ndjenja e tij për aventura është ende e fortë. Ai ka thënë se është gjithnjë në kërkim të parqeve të rinj, shtigjeve të reja dhe qyteteve afër bazës aktuale në Long Island. “Po përpiqem të gjej kënaqësi te çasti, pavarësisht se ku jam ulur. Ka qenë e vështirë, por ka qenë zgjidhja ime”.
Ata që duan të mësojnë më shumë rreth këtij udhëtimi që mban rekordin Guinnes dhe njerëzit pas tij, Cayea do të nisë të postojë imazhe dhe histori në Instagramin e tij në mes të Majit. Kohët e fundit ai ka botuar edhe një memoar.
(*Fotot:Greg Cayea)