Të përjetosh atë që mund të quhet gjumi më i mirë në jetë në një vend shumë të pagjasë. Nëse ju bie rruga nga Islanda, përse të mos e kaloni natën brenda një flluske në mes të një pylli. Mund të jetë një nga gjërat më të hatashme që keni bërë.  
 
              

Hoteli me 5 milionë yje ka tetë dhoma flluska në një terren që është në pronësi të një çifti fermerësh shumë miqësorë. Prona e pazakontë është tejet private: Ata nuk e japin adresën e saktë derisa të rezervoni qëndrimin.Secila flluskë në këtë pronë mban emrin e një gruaje të familjes së fermerëve.

Nëse udhëton drejt pronës, mund të shohësh flluskat tek shfaqen në anë të pyllit, por pjesa më e madhe është e fshehur nga pemët dhe nga shirat dhe dëbora e shpeshtë e Islandës.Flluskat janë të vendosur mjaftueshëm larg nga ferma e madhe, kështu nuk ndiheni të vëzhguar, por mjaft pranë për të ditur se ndihma është aty, nëse është nevoja.

Çdo flluskë ka një shtrat, komodinë, ngrohës, shtroja, vende për të karikuar pajisjet, një llambë dhe mjaft hapësirë pë çantat e shpinës.Flluska është prej plastike të fortë dhe transparente, duke e bërë të lehtë të shohësh qiellin që ndërron ngjyrë ndërsa errësohet. Nëse kërkoni për vendin e përsosur për të kapur Dritat e Veriut, ky është, falë një mungese të ndotjes dhe vendndodhjes së qetë. ( Të shohësh Dritat e Veriut nga shtrati është aq e magjishme sa tingëllon). 

Por nuk mund t’i shohësh të tjerët nga shtrati. Gjithashtu ka një shtëpi shërbimi me kuzhinë, banjë, dushe dhe zonë për të darkuar.
 
Nëse doni të eksploroni rrethinat, Hoteli me 5 Milionë Yje gjithashtu ofron paketa turistike, së bashku me akomodimin. Një natë qëndrimi në flluskë nis me 270 euro, ndërsa paketat e turit me 555 euro.