Ibiza është e mirënjohur për statusin e saj si meka e muzikës. Një crème dela crème e DJ-ve më të njohur e bën ishullin një tokë të shenjtë për ata që shijojnë klubet. Është një strehë për të gjithë fansat e muzikës dhe për festuesit- një parajsë e vërtetë.  Me këtë hiperbolë për këtë ishull spanjoll, ka më shumë në të sesa vetëm skena festash.
Gjithashtu ofron plazhe të virgjër, peizazhe të bukur, restorante të shijshëm dhe arkitekturë të mahnitshme.
U intriguat? Ja 14 fakte argëtuese rreth Ibizës.


1-    Ibiza është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s falë ndërtesave të tij, bregdetit dhe jetës detare.
2-    Uji rreth ishullit është aq i tejdukshëm për shkak të barit Neptune, një algë deti që e mban ujin rrëzëllitës dhe të pandotur.
3-    Ibiza ka 57 plazhe të ndryshë.
4-    Shqiptimi i duhur i emrit të ishullit është ‘Evissa’
5-    Ibiza është ishulli i dytë më i madh Balearik
 

6-    Club-i më i vjetër në Ibiza është “Pacha”, që ka nisur veprimtarinë më 1973.
7-    Ibiza tërheq thuajse 6 milionë turistë në vit.
8-     Restoranti më i kushtueshëm në botë, “Sublimotion”, është në hotelin “Hard Rock” në Ibiza. Fatura është 1500 euro personi. 
 

9-    Temperaturat mesatare në Ibiza mbeten mbi 20ºC për më shumë se 8 muaj të vitit.
10-    Ka 6 “super club” të ndryshëm në Ibiza. Këta janë Pacha, Space, Amnesia, Privilege, Eden dhe Es Paradis.
11-     Në Ibiza, ka diell për 10 orë në ditë, 300 ditë në vit.

12-     Klubi më i madh i natës në botë është “Privilege Ibiza”, që mund të mbajë mbi 11 mijë njerëz dhe ka pishinën e vet. 
13-    Në 2007 –ën qeveria e Ibizës deklaroi se të gjithë hotelet në Ibiza duhet të jenë me  5 yje.
14-    Ata që themeluan Ibizën e pagëzuan fillimisht si Ibozzim dhe ia dedikuan ishullin Bes-it, Zotit të muzikës dhe vallëzimit.