Përbërësit për 4 persona

vaj ulliri
2 qepë të vogla
1 thelbi hudhër
80 gramë chorizo ( suxhuk derri pikant0
gjysmë tufe majdanoz i freskët
750ml lëng pule ose perimesh
1 kanoçe me domate të prera
300 gramë oriz për rizoto
200 ml verë e kuqe
50 gramë djathë parmixhan dhe ekstra për servirjes
 
 
Metoda
Qëro dhe pri hollë qepët dhe hudhrën, pri hollë chorizo-n, pastaj copëto gjethet e majdanozit dhe kërcellin akoma më imët.
Nxeh dy lugë vaj ulliri në një tigan të gjerë e të thellë. Shto kërcejtë e majdanozit, qepën, hudhrën dhe chorizo-n në vajin e nxehur  dhe gatuaji në një temperaturë mesatare për rreth  5 minuta, ose derisa qepa të zbutet dhe chorizo të marrë ngjyrë.
Ndërsa, në një tjetër tigan, nxehni masën me domatet e konservuara. Shto orizin tek  përzierja e qepës dhe trazo për të pjekur kokrrat. Gatuajeni në nxehtësi për  2 minuta, ose derisa kokrrat të jenë bërë të tejdukshme dhe më pas hidh verën e kuqe.
Trazo mirë dhe gatuaji derisa e gjithë vera të ketë avulluar. Shto  lëngun e nxehtë të pulës dhe domatet, pak nga pak,  duke i trazuar mirë në çdo shtesë dhe shtoni lëng vetëm kur të jetë përthithur. Orizi duhet të jetë i butë, por jo shumë i qullët. Kur të jetë gatuar shtoni edhe pak lëng. Gri parmixhanin dhe më pas shtoji tiganit  pak erëza. Lëre për  5 minuta  përpara se ta trazosh  sërish, provojeni dhe rregulloni shijen me kripën, nëse është e nevojshme.
Servire të mbuluar me parmixhan të grirë dhe gjethe majdanozi!