“Gjuetia në ajër të hapur e thesareve të skulpturës” siç e quan ai, i çon udhëtarët përmes Rødovre, Hvidovre, Vallensbæk, Ishø, Albertslund, dhe Høje-Taastrup  për ta ekspozuar kureshtinë në një peizazh mbresëlënës. Skulpturat që qëndrojnë nën ura, pas pemësh, lart në kodra  dhe të fshehura brenda pyjeve, mund të lokalizohen duke përdorur një hartë thesaresh që mund të përftohet në website-in e Thomas  Dambo-s ose të deshifrojnë poema të gdhendura në gurë pranë skulpturave.
 
 
“Si njerëz, shpesh kemi një mënyrë për të zgjedhur shtigje të rrahura dhe rrugë kryesore”, është shprehur Dambo në një video rreth projektit të tij. “Kështu që kur bashkitë e Kopenhagës perëndimore më kontaktuar rreth projektit, u duk e natyrshme të bëja diçka që do i nxirrte njerëzit jashtë të eksploroni natyrën e bukur në periferitë e fshehura, që zakonisht nuk do i shihnin”.

Secila nga skulpturat është bërë duke përdorur mbetje drurësh që  do të ishin hedhur në plehra, në vend që të priteshin pemë ose mullinj ere që nuk përdoreshin më. Pjesët përfshijnë “Teddy Miqësor”, një skulpturë gjigante që qëndron në brigjet e një liqeni, me një dorë të nxjerrë jashtë për  të ndihmuar njerëzit të kalojnë rrëkenë e ujit.

Është gjithashtu “I fjeturi Louis”, një skulpturë që dremit në një vendndodhje ku njerëzit e pastrehë mund të flenë shpesh për shkak të hedhurinave në zonë.  Vepra gjithashtu krijon një strehë ku njerëzit mund të flenë brenda. Po të shohësh pak më larg mund të arrish te “E vogla Tilde” një skulpturë e fshehur pas një peme të madhe që qëndron  e ulur e mbushur me 28 shtëpi zogjsh. Dhe kërko mirë për të gjetur “Oscar-in nën Urë” një gjigand i ndërtuar direkt nën urë, me dorën që mbahet në parmak.
 
 
Në fund, për pamje të magjishme, kërkoi “Thomas-in në Mal”, ku mund të uleni në këmbët e tij të gjata dhe të shijoni gjelbërimin në largësi ose  “Trine-n në majë të kodrës” që qëndron i ulur në livadh të gjerë për ata që duan të rrokullisen dhe të shijojnë grigjat e deleve.
 

Dambo është i specializuar për krijimin e skulpturave, veprave të artit dhe mobilieve duke përdorur materiale të ricikluara dhe shpreson që arti i tij të mund të frymëzojë njerëzit për të menduar rreth kauzës.

“Shpresoj që arti im të frymëzojë njerëzit për të parë potencialin e  madh në riciklim dhe të kujdesen më mirë për planetin tonë”,  ka shkruar Dambo në një postim të veprës së tij të fundit.