Të paktën sipas votuesve të World’s Best Awards. Vetëm tri orë nga qyteti i madh i Dublinit, qëndron i vogli, qytet i gjallëruar i Galway-it. Qyteti, i cili shërben si një destinacion pushimi në rajonin e ashpër të Connemara-s, i bën turistët të ndihen të mirëseardhur me një përzierje gazmendi dhe muzike, trashëgimie dhe historie. Nuk është habi se ajo që njihet në të gjithë vendin si qyteti  “më irlandez” është votuar gjithashtu si më miqësori në botë.
 
Qyteti i Galway-it  ( me 75 mijë banorë) është shtëpia e Universiteti Kombëtar të Irlandës dhe qyteti është përzierje e gjallë studentësh, banorësh të përjetshëm dhe turistësh që  mbërrijnë deri në Rrugën e Egër Atlantike të Irlandës, rruga panoramike që shtrihet në 1500 milje në bregun perëndimor të Irlandës.
 

Pjesë e sharmit të qytetit vjen nga muzika që mbush rrugët  me anë tullash. Qyteti është i njohur për instrumentistë të ndryshëm që luajnë për këdo që kalon rrugëve në shpresë për të fituar ca të holla e për t’i shpenzuar më pas në një prej pub-eve të shumtë të qytetit.
 
Ka shumë arsye për të vizituar të paemëruarin “kryeqytet të perëndimit” , por qyteti vërtet shtron tapetin e kuq për turistët gjatë shumë festivaleve që mirëpresin. Nga Festivali i Midhjeve dhe Ushqimeve të detit te Festivali i Arteve, ai i Garave apo i Filmit, ka diçka për çdo interes. Joshja e vërtetë e Galway-it është natyra e ngrohtë dhe mikpritëse e njerëzve të qytetit.