Për të ulur rreziqet e atakëve të zemrës apo depresionit, ndërmerrni një udhëtim, ose lëvizni drejt një parku për shëndet më të mirë mendor. Nëse doni të jeni më i shëndetshëm, bëni më shumë pushime dhe jetoni pranë një parku të madh, kështu thonë të paktën dy studime të ndryshme.
Pushimet janë të lidhura me rënien e rrezikut për atak kardiak dhe shanse më të ulëta depresioni dhe madje promovojnë shëndetin e trurit, thotë një studim nga Qendra Transamerikane për Studime të daljes në pension me Komisionin Global në moshim dhe Shoqata Amerikane e Udhëtimit. Të lëvizësh pranë hapësirave të gjelbra përmirëson shëndetin mendor menjëherë dhe është i qëndrueshëm për një periudhë të gjatë kohe, sipas një studimi të Shkollës së mjekësisë së Universitetit të Exeter-it në Britani. “Këto gjetje janë të rëndësishme për planifikuesit urbanë që mendojnë të prezantojnë hapësira të reja të gjelbra në qytete të vogla e qendra të mëdha, duke sugjeruar se mund të sigurojnë përfitime afatgjata dhe të qëndrueshme për komunitetet vendase” – thotë studimi.