...dhe e fundos krejt parkun rrethues kur temperaturat ngrihen. Natyra ka formuar shumë atraksione ujorë që veçse natyrorë që nuk duken: liqenet në rozë çamçakëzi në Australi, pishinat tarracë në Turqi dhe ujëvarën e kuqe gjak në Antarktidë. Po ky liqen ka edhe një truk më shumë: në të njëjtën periudhë, çdo vit, tejmbushet deri në shtatë herë më shumë se thellësia e vet dhe më pas thuajse zhduket krejt. Grüner See, që përkthehet ndryshe Liqeni i Gjelbër, është i vendosur në malet Hochschëab të Styria-s, në Austri, pranë fshatit Tragöess.

Është një pikë piktoreske e frekuentuar nga vendasit për ngjitje dhe relaks në stola deri në mes qershori, kur ato shtigje d he stola nën ujë. Ndërsa temperaturat ngrihen në pranverë, dëbora nga malet rrethuese shkrin në basen, që gjatë dimrit nuk është shumë i thellë, duke përmbytur trungjet e pemëve, shtigjet, stolat dhe madje edhe urën e vogël për këmbësorë.
Fenomeni natyror krijon thuajse një park nënujor deri në korrik, kur ujërat nisin të avullojnë sërish, duke ia kthyer sërish parkun banorëve.

Për shkak se uji përbëhet nga bora e shkrirë është shumë i ftohtë dhe shumë i pastër. Kjo qartësi e lartë është ajo që i ka dhënë ngjyrat liqenit dhe është pagëzuar si “Karaibet e Alpeve”. Nuk është habi që joshja e një liqeni magjik me nuanca smeraldi ka tërhequr shumë turistë, duke u bërë një pikë e pëlqyer për zhytësit.
Kjo ka çuar zyrën vendase të turizmit të vendosë kufizime në gjiret bioluminishente në botë që janë të rrezikuara për shkak të një interesi në rritje të njerëzve.

Sipas Revistës Dive, zyra e turizmit bëri njoftim zyrtar duke ndaluar të gjitha aktivitetet e sporteve ujore më 2016 –ën; që do të thotë se nuk lejohen në ujërat e liqenit të gjelbër as zhytje, as not e as varka. Vendimi u mor pasi u konsultuan shumë ekspertë dhe përcaktuan rrezikun e sedimenteve që mund të ndotin ngjyrat e gjalla të liqenit.
 
Mijëra postime në Instagram e shfaqin liqenin si një përvojë të mahnitshme nga sipërfaqja dhe duke bërë këtë sigurohet se dot ë vijojë edhe për vitet e ardhshëm. Dhjetë minuta më tutje është liqeni Zenz, ku mund të zhytesh.
Përpara se të planifikoni një vizitë, bëni mirë të kontrolloni nivelet e ujit në website-in e parkut.