I futur brenda pyjeve të Oregonit qëndron një Boeing  727 i rinovuar që  Bruce Campbell  e thërret shtëpi qysh prej 2004 –ës. Campbell e bleu avionin komercia, i cili nuk përdorej më në vitin 1999 për 100 mijë dollarë dhe ka punuar për ta transformuar në një hapësirë të jetueshme qysh prej asaj kohe, duke dokumentuar progresin në site-in e tij, AirplaneHome.com. Tashmë avioni ka një shtrat, një kuzhinë, një lavatriçe, një banjë dhe një dysheme të tejdukshme për të parë livadhin ku është stacioni përfundimisht në një periferi të Portlandit. Është ende një punë në progres, por vizitorët  mirëpriten të përshëndesin dhe të shohin avionin e shndërruar shtëpi. Campbell mund të mos jetë atje, pasi e kalon gjysmën e vitit në Japoni dhe tani dëshiron ta marrë stilin e jetesës në avion me vete. Campbell po sheh për të blerë një Boeing  747-400  të çmontuar për ta parkuar, në qytetin e Miyazaki-t . Sipas website-it të Campbell ai është i interesuar për një avion specifik për të zgjeruar ëndrrën e tij të të jetuarit në një aero-hapësirë ;  të fundit 747-400 të Nippon Air, por nuk është tërhequr ende nga qarkullimi.  Gjithashtu  Campbell po kërkon për një tjetër  747 për ta parkuar në prefekturën Miyazaki, në ishullin japonez Kyushu.Campbell shpreson se avioni i ri,  për të cilin ai shkruan se do i nënshtrohet “vetëm ndryshimeve minimale” do të bëhet jo vetëm shtëpi, por një qendër kulturore, që do të mirëpresë ture, grupe studentore apo  ngjarje të veçanta  si koncerte.