Pra të ka ngrënë krimbi i udhëtimit. Je një rast i rëndë i epshit për udhëtime. Je në dashuri me qytetet ku nuk ke qenë kurrë dhe me njerëzit që kurrë nuk  i ke njohur.  Nuk ke pse i kufizon aventurat në standardin e dy javëve të pushimeve. Tani, më shumë se kurrë, mund ta sigurosh jetesën duke bredhur botën.  Mund të jesh shefi i vetes ose një fotograf freelance ose të punosh në degë të ndryshme të një zinxhiri ndërkombëtar hotelesh. Ja ku janë punët  ku udhëtimi paguhet

Roadie
Nga mikseri audio te ndriçimi, roadie-it mbajnë pajisjet e bandave në ture dhe drejtojnë shfaqjet pas skenës. Nuk është ndonjë punë për të lënë mendtë, me net të gjata rrugëve dhe me shumë ngritje peshash, por ke vendet më të mira në spektakël.

Importues/ eksportues
Mauneja nuk është e vetmja gjë që mund të kalojë oqeanet në këtë sferë. Të blesh punë artizanale vendasish direkt nga artistët e zonës dhe t’i transportosh te klientët e zellshëm do të thotë se duhet të udhëtosh dhe të bësh pazar për të jetuar. 
 
Arkeolog
Kjo kërkon më shumë angazhim, thënë tamam një diplomë. Por nëse të pëlqen t’i kalosh ditët duke studiuar histori, duke punuar në terrene jashtë  dhe duke zbuluar rrënoja antike, nuk do gjesh më mirë se kjo.
 
Mësues anglishteje
Ka një kërkesë botërore për njohuri të gjuhës angleze, kështu që mund të gjesh një punë kudo dhe të kalosh një vit të tërë duke përthithur vendndodhjen e re dhe kulturën e saj. A i përmendëm gjë pushimet e verës?
 
Infermiere 
Njerëzit sëmuren dhe kanë nevojë për kujdes të mirë mjekësor pavarësisht ku janë. Infermieria kurrë nuk del jashtë mode.
 
Freelance
Për sa kohë të kesh Smartphone-in dhe wi-fi, mund të punosh kudo”-kështu shprehet Elaina Bird, nga çifti i blogger-ëve të udhëtimit  “Freedom Travelers”.  Nëse e imagjinon veten shkrimtar, dizajner website-sh, fotograf  apo ekspert marketingu, bota është baza jote e klientelës. Të jesh një endacak digjital nuk ka qenë kurrë më e lehtë.
 
Fermer vullnetar
World Wide Opportunities për Fermat organike vendos vullnetarë në fermat organike nëpër botë. Nëkërkim për ndihmën e tyre, vullnetarët marrin ushqim, akomodim dhe një kurs në agrikulturë.
 
Profesionist në industrinë e udhëtimeve
Është një zgjedhje e dukshme për një arsye. Nëse po punon në degë të ndryshme të një zinxhiri ndërkombëtar hotelesh, t’u shfaqesh turistëve si guidë apo të drejtosh avionë si pilot, je në rrugë për të pasur aventura për veten.
 
Shkrimtar udhëtimesh/ blogger
Me pajisje si  Google Adsense  dhe marrëveshje me markat, një blog me shumë ndjekës mund të  arkëtojë mjaftueshëm të ardhura për të mbajtur shkrimtarin e vet dhe të financojë edhe më shumë udhëtime, për të shkruar.
 
Bartender
Orë fleksibile  dhe nëse je me fat bakshishe bujare, të lejojnë për periudha të barabarta pune dhe argëtimi. Pyesni Michelle Miller,  që ka udhëtuar në  të shtatë kontinentet përpara ditëlindjes së saj të  30 –të kur nuk po përziente kokteje.
 
Ndihmës
Ka me dhjetëra website të angazhuara për të bërë bashkë ndihmës me familje në të gjitëh botën. Luan me fëmijët e shtëpisë dhe thish kulturën e re duke jetuar me një familje vendase.