Geraldine Forster. 
Kur dola në pension në moshën 65 -vjeçare, bleva një biletë vetëm vajtje në Bangkok, paketova një çantë shpine dhe i dhashë lamtumirën familjes. Nuk kisha plane, thjesht e dija se doja të udhëtoja. Shtatë vite më vonë, jam ende duke udhëtuar nëpër botë. Deri tani kam vizituar 50 shtete, nga Myanmar-i i pazbuluar te magjikja Republikë Çeke – gjithçka shumë larg vendlindjes sime, Essex-it. Unë them që askush nuk duhet të kufizohet nga mosha.
 
Kam përqafuar elefantë në Tajlandë, kam ndarë një mbrëmje të lumtur ndërrimi vitesh me një pronar hosteli dhe familjen e tij në Kinë dhe kam ngrënë gjëra të mira vendase si vezë milingonash në Kamboxhia apo gjarpër në Tajvan. Nuk e imagjinoj veten të pushoj. Derisa dola në pension, nuk e kisha ëndërruar kurrë të lija pas familjen për pushime të gjata.
 

Por pas 30 vitesh që drejtoja një parukeri dhe mbaja tre fëmijët e mi ( tanimë në të dyzetat e tyre) si prind i vetëm, më në fund u ndjeva e lirë. Flas me familjen në Facebook dhe Whatsapp dhe mbaj një blog kështu që ata e dinë se ku ndodhem e ç’po bëj. Qëndroj në hostele ( sepse janë më të lirë dhe udhëtoj me paratë e pensionit) dhe shpesh shkruaj në blog për njerëzit që njoh. Mund të jetë e mërzitshme kur njerëzit mbërrijnë në orën 3 të mëngjesit apo vendosin të paketojnë valixhet në mes të natës, por më pëlqen energjia e komunitetit dhe kam mësuar të jem mendjehapur.
 
Njëherë kam ngrënë një darkë të këndshme me një backpacker spanjoll në Bangkok, i cili dukej shumë i respektueshëm, por më pas më rrëfeu rreth pasionit të tij për klubet fetish. Mendova se ishte argëtuese dhe shkrova në blog rreth kësaj mëngjesin tjetër, por djali im i vogël më telefonoi, i xhindosur. E kishte lexuar mbesa ime 8 –vjeçare. “Mama!”, më bërtiti ai, “Nuk e besoj dot që po shkruan pornografi. Mendova se ishe duke bërë turisten”. Në fakt nuk e kam parë kështu si ai, jam bërë shumë pranuese.
 

Udhëtimi im më i rrezikshëm deri tani ka qenë një turn ë Kashmir, Azinë e Jugut, vitin e shkuar. Peizazhi malor është dramatik, tamam si një sheshxhirim, por nuk është vendi më i sigurt, për shkak të terrorizmit. Gjithashtu më ngacmuan disa meshkuj, është një zonë shumë tradicionale myslimane dhe si një grua bionde e vetme, qëndrova jashtë. Jam vetëm 155 centimetra e gjatë, por e mendoj veten si shumë të fortë.

Nëse një burrë më kërcënon, i them të më lërë rehat dhe jam e përgatitur ta godas me aparatin fotografik, nëse nuk largohet.
Familja ime vuan për mua që të jem një gjyshe normale për nipërit e mi. i dua shumë, por kjo nuk do të ndodhë. Të gjithë kemi të drejta të realizojmë ëndrrat tona dhe kam ende 101 vende për të vizituar përfshirë Argjentinën, për të mësuar tango. Shpresoj që nipi im, tani 14 vjeç, të më bashkohet, kur të jetë rritur.
 
Kur njerëzit thonë “A nuk mendon se je pak e vjetër për të bërë këtë?” ( siç bëjnë shpesh), përgjigja ime është gjithnjë e njëjta: Jam e shëndetshme dhe plot energji. Dhe nuk mendoj se dikush duhet të kufizohet nga mosha.
*Rrëfyer Laura Silverman-it .