Ndërsa destinacioni që zgjidhni mund të jetë diku ku dëshironi të shkoni, të gjendesh në një vend të sigurt ku mund të aksesosh lirisht  si transportin ashtu dhe kulturën të largon shqetësime të mëdha dhe të lë të fokusohesh te prania. Dhe sa më shumë hotele, aktivitete dhe atraksione të gjesh në një zonë të qendërzuar dhe të aksesueshme aq më e lehtë  është t’i  lejosh vetes të përjetosh ato momente të veçanta udhëtimi që do i mbash mend përjetë. Ja një listë me vendet më të mira në botë për gratë dhe vajzat që duan të udhëtojnë vetëm. 

Barcelona, Spanjë

Një qytet ku mund të ecet shumë me këmbë dhe nuk ka gjasa të humbni për aq kohë sa të keni një hartë . Në qytet mund të bëni Pazar në  Las Ramblas,  të ecni në shëtitoren buze detit apo të endeni në Parkun Güell, skicuar  nga Gaudi. Edhe opsionet e darkës janë të mira për një udhëtar solo- mund të hanin në ajër të pastër në  restorantet paella në skelë ose zgjidhni një vend në baret e hatashëm tapas.
 
 Seattle, ShBA
Falë gjithëpranisë së kulturës së kafeve në Seattle, një darkues solo, ose (pirës)  është i  zakonshëm në këtë qytet. Plus kësaj mund të bësh një ndalesë të mirë në çdo qoshe për të vizatuar vende si  Pike Place Market, the Space Needle, apo EMP Museum. Zona kompakte  në qytet është e lehtë për atraksione, restorante dhe shopping e për të ecur me këmbë .
 
Mynih, Gjermani
mentaliteti i gëzueshëm gjerman shndrit në këtë qytet bavareze, ku vendasit i mirëpresin turistët me një buzëqeshje,  kudo.  Mënyra më e mirë për t’u zhytur në stilin e jetesës së Mynihut?  Kthe një krikëll  në një biergarten  ose brith rrugicat e pazarit të Krishtlindjes për një stendë me verë të ngrohtë. Gjermanët j përreth stendës janë të gatshëm për bisedë apo për ët dhënë rekomandime, ndërsa ngrohen me pijen tradicionale.
 
Dubrovnik, Kroaci
Rritja e turizmit në Kroaci ka përmirësuar lehtësitë e udhëtimit në një vend ku normat e ulëta të krimit e rrisin edhe më shumë tërheqjen. Një vështrim në qytetin mesjetar të Dubrovnikun , ruajtur nga mure të lartë. Rrugët me kalldrëm, dyqanet  e artizanatit dhe restorantet vendase , ndërsa gjatësia e murit të e lejon një kundrim në bregun e Adriatikut. TË tjera aktivitete për t’u bërë vetëm: ka një plazh pak minuta larg Qytetit të Vjetër, plot me xhiro kajakësh apo zhytje me periskop.
 
Austin, Teksas
Kultura e festivaleve të Austin-it e bën shumë të lehtë të ikën në shumë drejtime. Por është gjithashtu një mënyrë e mirë për të njohur njerëz të rinj. Një nga atraksionet janë ushqimet në rimorkio kamionësh siç është ai i petullave Gourdough’, që edhe pas mesnate ka një radhë të gjatë blerësish. Mund të ndaleni në sesione festivalesh si ai ATX Television apo edhe koncerte në  X Games Austin. kur të keni nevojë për një kohë të qetë, drejtohuni në qytet për ecje ose gjeni një pikë ku të shihni fluturimin e  lakuriqëve të natës në Congress Avenue Bridge bats soar.
 
Salzburg, Austri
Me kështjellën  Hohensalzburg në majë të kodrës dhe lumin Salzach  përmes qytetit , joshka e qytetit të lindjes së Mozartit është sa ftuese , aq edhe sharmante. Pasi të çlodheni me Tingullin e Muzikës duke vizituar Kopshtet Mirabell dhe  Nonnberg Abbey, qetësohuni me një kafe në tarracën e  Cafe Tomaselli  ose një krikëll në një prej birrarive  më të mëdha ët Austrisë, Augustiner Bräu. Çiklistët duhet të mbajnë shënim: ndërsa i gjithë qyteti është i ecshëm më këmbë, Salzburgu është gjithashtu qyteti më miqësor me biçikleta.
 
Tajpei, Tajvan
Kryeqyteti i Tajvani është një përzierja e historisë me moderniteti: është pjesërisht tradicional me tregjet e natës ( vendi i përsosur për të ngrënë një vakt ndërsa bëni Pazar për aksesore e suveniri) dhe tempuj, dhe pjesërisht me ndërtesa high-tech dhe qendra tregtare. Tajpei ka famën si metropoli më i madh i Azisë, si edhe mjaft i rehatshëm nga ana urbanistike. Rrugët dhe transporti publik kanë emra në anglisht dhe megjithëse krimi është i ulët në vend, sistemi 20 vjeçar i metrosë ka  kuti   me “zonë të sigurt pritjeje” të shënuara në platforma që monitorohen pranë  me video, veçanërisht për të mbrojtur pasagjerët femra gjatë natës.
 
Saba, Karaibe
ishulli holandez i Karaibeve ka ujërat  më të pastër, ku mund të dallosh breshkat apo peshqit si edhe algat. Mund ta sfidoni veten duke iu ngjitur Malit  Peizazh,  i quajtur kështu për shkak të pamjeve të mahnitshme.
 
Kopenhagë, Danimarkë
Atraksioni kryesor është Nyhavn, kanali legjendar i vijëzuar me shtëpi shumëngjyrëshe. Darka vetëm inkurajohen  në  Torvehallerne KBH si edhe në  Kisha e Shijes Sonë, një tjetër vend për udhëtarët e vetmuar.
 
Melburn, Australi
Metropoli australian vazhdon të mbajë kurorën si qyteti më i jetueshëm, sipas Economist Intelligent Unit. Hidhuni në një tramvaj turistësh që ndalet në atraksionet kryesore, përfshirë Observatorin e Yjeve të Melburnit, Kopshtet  Carlton dhe  Sheshin Federation dhe Melburni ka thjeshtësinë dhe sigurinë të mbledhur në një.
 
Stokholm, Suedi
Ky qytet me stil ka një dhunti për të tërhequr udhëtarët vetëm, veçanërisht femrat. Rrugët me kalldrëm të Qytetit të Vjetër, apo Gamla Stan, me kafene, madje dhe një kështjellë, siguron orë të pafundme aventurash, ndërsa rrethinat moderne janë të lehta për t’u lundruar mes vargut të stacioneve të metrosë, që dyfishohet me ekspozitat e artit. Mos harroni të provoni qoftet suedeze.
 
Okinawa, Japoni
Për një shije të Japonisë pa turma të mëdha, drejtohuni në Napa, kryeqyteti i ishujve  Okinaëa . Hekurudha me një shinë është shumë e aksesueshme, lidh aeroportin me qendrën e qytetit si edhe populloren Kështjella Shuri. Dhe brenda një distance më këmbë të qendrës së qytetit janë plazhi i qytetit  Naminoue, distrikti i poçarisë Tsuboya  dhe Tregu Publik Makishi, stendat me karrige të vogla janë të përsosura për darka vetëm. Në fund, mikpritja japoneze përzier me ndikim amerikan për shkak të zonës ushtarake amerikane, sjell familjaritet mes të huajve në ishujt aziatikë.
 
Fjordet e Norvegjisë
Nuk ka kohë më të mirë për të medituar sesa ku e lundron mes tablove blu në të gjelbër të  fjordeve norvegjeze. Mund të zgjidhni një itinerar të drejtuar nga ju, mes Bergenit dhe Oslos,  me udhëzime hap pas hapi. Në Bergen, zgjidh teleferikun  Fløibanen dhe mund të shijoni gatimet e shtëpisë në  Bjellands Kjøkken ose ndërmerrni një udhëtim ditor në linjën hekurudhore Bergen –Voss. Më pas nëj xhuro në Gudvangen, ku mund të vijoni lundrimin në   Aurlandsfjord  dhe Nærøyfjord. Shumë mbresëlënëse sa udhëtimi me varkë nëpër ujëvarë është ai në hekurudhën Flam, me ndryshimet klimaterike në zona të ndryshme, nga niveli i detit te malet e mbuluar me borë. 
 
Washington, D.C.
Madhësia e menaxhueshme dhe urbanistika e lehtë e kryeqytetit amerikan e bën të thjeshtë udhëtimin solo. Mes eksplorimit të memorialëve legjendarë në National Mall, mos humbisni ekspozitat në muzetë e 17 Smithsonian  (plus kopshtin zoologjik!),  me 6184 doke të  Capital Bikeshare  të shtrirë në Arlington, Alexandria dhe Montgomery  si edhe  91 stacionet e  metrosë së DC, udhëtimet ditore në zonat përreth janë të aksesueshme.