Një shpellë gëlqerore në Krabi të Tajlandës brenda së cilës është improvizuar një restorant, që prej  shumë revista turistike konsiderohet si një prej  më romantikëve në botë.

Restoranti është pjesë e vendpushimit luksoz turistik Rayavadee, në plazhin Phranang të Tajlandës, dhe është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t’i shijojnë ushqimet e freskëta e të shijshme dhe ambientin mbresëlënës.

Specialitet i restorantit është ushqimi i detit i pjekur në skarë, që përgatitet në disa net të veçantë për çdo javë.
 
Në raste të tjera në këtë vend magjepsës shërbehen ushqime të lehta dhe ëmbëlsira të mrekullueshme, të cilat mund t’i shijoni së bashku me butësinë e rërës nën këmbët tuaja dhe pamjet e bukura të detit.
 
Shpella është e hapur prej orës 11 deri në orën 20, ndërsa mënyra e vetme për të arritur atje është me anije nga qyteti Krabi. Shërbimi i transportit është falas për mysafirët e hotelit Rayavadee.