Vendime, vendime, vendime. Siç ka thënë edhe Shën Agustini “Bota është një libër dhe ata që nuk udhëtojnë, vetëm sa lexojnë një faqe”. Kjo është shumë e vërtetë, apo jo?! Ja idetë, itineraret dhe frymëzimet  për pushimet e  2017-ës. Bota ofron vendet më të çuditshëm dhe më të mrekullueshëm që presin t’i eksploroni. Sa më shumë të udhëtoni, aq më shumë ju ha krimi i udhëtimeve dhe aq më shumë shtohet lista e dëshirave për destinacione që presin të vizitohen. Ja një listë me disa ide për  2017.

1.Aventurohuni në Islandë për të parë Dritat e Veriut 


2. Taj Mahal njihet  si një nga Shtatë Mrekullitë e botës dhe asnjë udhëtim në Indi nuk do të quhej i plotë pa një vizitë në këtë strukturë mbresëlënëse.


 3. Piramida e Madhe e Gizës, në Egjipt – Me këto gjëra janë krijuar ëndrrat e fëmijërisë!

 
4.  Fluturoni mbi peizazhin e Kapadokisë, në Turqi me një balonë me ajër të nxehtë!


5. Vizito Sheshin  Patan Durbar; një vend i trashëgimisë UNESCO  në Nepal, plot me tempuj hindu, monumente budiste dhe  gdhendje të mahnitshme.
 
 
6. Një vizitë në Marok nuk quhet e plotë nëse nuk përjeton Saharanë. Është shkretëtira më e madhe e botës që mbulon një zonë thuajse sa përmasa e Amerikës.

 
7. Bëj një udhëtim në Petra, një qytet i madh i gdhendur në shkëmb që është padyshim një nga thesaret më të çmuar të Jordanisë.


8. Përjeto monumentin më të madh fetar që është ndërtuar ndonjëherë, Angkor Wat, në Kamboxhia.
 

9. Sheshi i Kuq në Moskë, Rusi. Është bërthama e qytetit dhe një atraksion që duhet parë.
 

10. Bëj festë me të pasurit dhe të famshmit në Hvar, Kroaci.