Jessica Last dhe Charlie Wild, të dy 29 - vjeçarë, janë të lidhur prej 10 vitesh. Vitin e kaluar vendosën të linin punët përkatëse në sektorin e reklamave dhe planifikuan të udhëtonin botën.
 
Duke përdorur Instagramin si guidën e tyre të vetme, vendosën të eksplorojnë destinacione jashtë radarëve turistike, përmes lentes së banorëve vendas. “Komuniteti i Instagramit është plot me njerëz kreative, që dëshirojnë të njihen me të tjerë njerëz po aq kreativë dhe kështu mund të ushqejnë njëri-tjetrin”, i ka rrëfyer Last, Business Insider –it.

Wild shton: “Inastagrami është si vitrina jote apo një tabelë me shijet e tua dhe mund të kuptosh shumë rreth një njeriu vetëm duke parë Instagramin e tij apo të saj”.

Rrugëtimi i tyre nisi në Indi, dhe më pas lëvizën drejt Singaporit, përmes Malajzisë, Myanmar dhe përfunduan në Afrikën e Jugut. Ndërsa çifti mbërrinte në qytete të reja, përdornin Instagramin për këshilla dhe sugjerime se çfarë të eksploronin dhe për këtë përdornin hashtag-ët apo edhe aplikacione vendndodhjeje.
 
Ata zbuluan se secili vend që vizituan i përdorte aplikacionet krejt ndryshe. Në Indi përdoruesit hapnin shtëpitë e tyre për ndjekësit e Instagram-it, ndërsa në Hong Kong përdoruesit ruanin ndonjë informacion vetëm për vendasit.

Në Himalaje ata u mësuan anglisht murgjve emigrantë. Në Myanmar takuan gratë me tatuazhe të një fisi të largët. Zakoni kish nisur, sipas një legjende, si një mjet që gratë e reja të zmbrapsnin një Mbret të lashtë dhe të shmangnin skllavërimin.

Në total, ata u takuam me 50 përdorues të tjerë Instagrami në udhëtimin e tyre. Duke qenë se nuk patën ndonjë përvojë të hidhur gjatë gjashtë muajve që kaluan duke qëndruar në kontakt me të huaj, eksperienca e tyre më ekstravagante ishte ajo që kaluan në një klub boksi në Johanesburg.

Çifti bëri për vete 15.500 ndjekës në llogarinë e tyre The Travel Project dhe janë të angazhuar për ta rritur edhe më tej numrin e ndjekësve ndërsa do të udhëtojnë në shtetet jugorë të Amerikës.
 
 
Ata e financuan gjashtë mujorin e parë me kursimet e tyre, por në fund të udhëtimit ( dhe me të kapur shifrën 10 mijë të ndjekësve) atyre iu qasën borde turistike për përmbajtje të sponsorizuara.