Nëse keni pyetur ndonjëherë sesi jetojnë yjet e Hollivudit, merreni përgjigjen nga Johnny Depp. Ai ka dëshirë të shpenzojë shuma të mëdha parash.Sipas Vulture, aktori shpenzon 200 mijë dollarë çdo muaj  për avionë privatë, mes shumë shpenzimesh të tjera ekstravagante për mbajtjen e stilit të tij luksoz të jetesës. Depp  thuhet se  bleu një jaht gjigant për 18 milionë dollarë e  që i kushtonte 350 mijë dollarë në muaj për mirëmbajtje ( por thuhet se më pas ia ka shitur shkrimtares  J.K. Rowling).
Ai ka shpenzuar  5.38 milionë dollarë në tre ishuj privatë në Bahamas ( thuhet se për të lundruar jahtin vërdallë) dhe gjithashtu shpenzon  30 mijë dollarë në muaj për verëra, sipas  Business Insider. Thuhet se Depp bën një jetë tejet ekstravagante  saqë  shpesh i kalon 2 milionë dollarë në muaj për të mbajtur këtë stil jetese.