Por ka një kusht: Marrësit e këtyre godinave falas duhet të bien dakord për t’i shndërruar ato në atraksione turistike, si hotele, restorante apo dyqane. Italia po kërkon specifikisht sipërmarrës të rinj nën 40 -vjeç për t’i transformuar këto vende.
“Ky projekt do të promovojë dhe mbështesë zhvillimin e sektorit të turizmit të ngadaltë” ka thënë Roberto Reggi nga Agjencia e Pronave të Shtetit. “Synimi është që ndërtesat private dhe publike që nuk përdoren më të shndërrohen në facilitetet për pelegrinë, alpinistë, turistë dhe çiklistë”.
Pronat janë të vendosura përgjatë tetë rrugësh pelegrinazhi apo këmbësorësh si Rruga Appian, që lidh Romën me jugun, apo Via Francigena, që shkon nga Roma drejt kufirit verior.
 
Përfshirë në listën e 103 ndërtesave janë shkolla të vjetra, hane dhe pallate. Në fundin më luksoz të listës është Castello di Blera, një kështjellë e shekullit të 11 –të në Lazio që është e vendosur mbi një shkëmb dhe ende ruan disa nga tiparet origjinale të epokës së Mesjetës. Është gjithashtu Torre della Bastiglia, jo larg Bolonjës, e cila është ndërtuar në shekullin e 12 –të për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për kështjellën aty pranë. Ose për ata që kërkojnë diçka në qytezë, ka një zyrë të vjetër postare të fshatit mesjetar Casertavecchia-s.  Aplikuesit duhet të paraqesin një propozim për ndërtesën, duke dhënë detaje sesi do e shndërrojnë atë në një atraksion turistik. Qeveria më pas do t’u akordojë aplikantëve të drejtat e pronës për nëntë vjet, me opsion për ta shtrirë edhe për nëntë vite të tjerë. Pronarët e rinj të ndërtesave duhet të jenë gati të nisin veprimet nga vera që vjen. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është 26 qershori.
Për ata që nuk e kapin dot afatin, Italia do të prezantojë edhe 200 prona të tjera në listë brenda dy viteve.