Përbërësit
300 g  oriz i bardhë kokërrgjatë
1 gjethe delli
2 thelpinj hudhër
1 qepë
1 spec i kuq i freskët
1 kanoçe  400 gr me fasule të bardha
vaj ulliri
salcë speci djegës
4 vezë të mëdha

 
Metoda
Kjo pjatë ( që mund të jetë në vetvete fare mirë edhe vakt) serviret shpesh me biftek ose prodhime deti. Është gjithashtu shumë i mirë i servirur me gjethe delli dhe salcë pikante,  si një mëngjes pas një hangover-i.
Gatuaj orizin sipas udhëzimeve, pasta kulloje dhe lëre te ftohet.
Qëro dhe nda në copa gjethen e dellit. Qëro dhe gri imët hudhrën dhe qepën si edhe specin djegës. Kullo fasulet. Shto disa lugë vaj në një tigan të madh, që e ke vënë të nxehet në temperaturë  mesatare dhe skuq gjethen e dellit për disa minuta në secilën anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendose mënjanë dhe mbaje ngrohtë. Kthehu në tigan, me vajin e ngelu. Skuq hudhrën, qepën dhe specin në nxehtësi mesatare për  5 deri në 10 minuta, ose derisa ët zbuten e të marrin ngjyrë të artë. Trazo një lugë salce pikante, fasulet dhe orizin e ftohur. Rrite temperaturën e sobës dhe skuqe përzierjen derisa orizi të nxehet dhe të theket, duke trazuar herë pas here. Mos e trazo për disa minuta dhe lëre të bëhet i artë  dhe i thekur në fund; kjo është tacu tacu yt! Kalojë në pjatë dhe lëre mënjanë.
Shto dhe pak vaj në tigan dhe vendose në temperaturë mesatare. Skuq vezët, duke i shtuar gjethen e dellit në minutën e fundit.
Ndaje tacu tacu në pjata dhe mbuloje secilin porcion me një vezë, pak gjethe të skuqur delli dhe pak salcë pikante, nëse dëshiron.