Ka shumë gjëra që,  si udhëtarë,  nuk i dini rreth avionëve: pse dritaret janë rrethore, pse dritat zbehen gjatë aterrimit dhe ngritjes dhe pse ato gomat e vogla në ingranazhin e uljes nuk dalin kur godasin pistën? Dhe ndërsa këto do jua shpjegojmë njëherë tjetër, ka diçka në ndenjësen e avionit që duam t’jua zbulojmë: butoni sekret që do e kthejë udhëzën përpara ndenjëse në një oaz të bollshëm. Ok, mbase jo një oaz, por do ju japë më shumë hapësirë për të marrë frymë. E ku është ky buton magjik do të pyesni? Nën mbështetësen e krahut në ndenjëse (na falni ju që dashuroni ndenjëset nga dritarja, por duhet ta mbështesni kokën aty). Për ta gjetur, rrëshqitni dorën nën krahun e ndenjëse, afër menteshës dhe ndjeni butonin. Shtypeni dhe jeni i lirë të lëvizni atë krah aq lart sa shkon deri pas ndenjëses duke ju dhënë lirinë që meritoni. Një lëvizje e thjeshtë me një shpërblim të madh: nuk ka mbështetëse krahu në anë, dhe pak më shumë hapësirë për këmbët.
Është një truk që ju ndihmon në fund të fluturimit, kur ju duhet më shumë hapësirë për t’u ngritur dhe për të marrë çantën lart. Por nuk është ky i gjithë qëllimi i këtij butoni. Ndërsa ju liron pak nga kufizimet e ndenjëses së avionit, funksioni i vetëm i tij nuk është kaq. Është një masë sigurie për të lejuar një arratisje të shpejtë e të lehtë nëse do ju duhet një dalje emergjence nga avioni. Kështu që në udhëtimin e radhës,zgjidhni një ndenjëse nga ana e korridorit dhe shtypni atë butonin e vogël.