Me shumë vende për të vizituar dhe gjëra për të zbuluar, nuk është habi që bota ka gjithnjë gjëra për të të habitur me fakte të thjeshta shkencor. Del që, planeti ynë i vogël blu është në fakt  më shumë si një enciklopedi e madhe njohurish që presin të zbulohen. Ja ku janë disa fakte të pabesueshme  gjeografike rreth këtij planeti që e quajmë Tokë.



1.    Kontinentet zhvendosen me të njëjtën shkallë që rriten thonjtë tanë.

2.    Mali Thor në Ishullin Baffin, Kanada ka rënien më të madhe vertikale. Ti mund të bësh një hap poshtë majës dhe të biesh thuajse një milje përpara se të godasësh në diçka.

3.    90 % e popullsisë së tokës jetojnë në Hemisferën e Veriut.

4.    Kalifornia ka më shumë njerëz sesa e gjithë Kanadaja. Kanadaja ka 35.85 milionë banorë, ndërsa Kalifornia 39.14 milionë.

5.    Australia është më e gjerë se hëna.

6.    Në Filipine, ka një ishull që është brenda një liqeni në një ishull që është brenda një liqeni në një ishull. Do të të duhet ta lexosh  një herë të dytë, për ta kuptuar. Mund të mos e kuptosh, gjithsesi! 

7.    Deti i Vdekur është 429 metra nën nivelin e detit dhe zhytet me  1 metër çdo vit.

8.    Në kohë të caktuara në vit mund të ecni nga ShBA drejt Rusisë për shkak të afrimit të ishujve të njohur si Diomedi i Madh ( Rusi) dhe i Vogël ( ShBA). Rusia dhe ShBA në pikat më të afërta janë afro 2.4 milje larg.

9.    Mali Everest, mali më i lartë në botë, mund të hyjë në kanalin Mariana, pjesa  më e thellë në oqean.

10.    Rusia ka  11 zona të ndryshme orare. Në një skaj mund të jetë 7 e mëngjesit, dhe në tjetrin ora 6 e mbrëmjes.

11.    Qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë.

12.    Afrika është i vetmi kontinent që mbulon katër hemisfera