“Jam paketuesja më e mirë në botë” thotë Diane von Furstenberg. “ Kur e bën me zgjuarsi, mund të marrësh me vete gjithçka që ke nevojë”. Dhe tani gruaja që ka shpikur fustanin mbështjellëse ka krijuar një linjë të tërë frymëzuar nga udhëtimi: La Petite Valise. Ja pesë këshilla nga stilistja!

Zgjidh të lehtat!

“Kam gjithnjë valixhen më të lehtë”. Von Furstenberg ka një t ruk për të paketuar “Mblidh rrotull fustanet e mbrëmjes dhe futi në çorape. Mund t’i shtrydhësh ato në formën e sallamit. Kur t’i nxjerrësh nga valixhja do i gjesh në gjendje perfekte dhe pa rrudha.
Shto ngjyra!
Për të spërkatur një gardërobë të pakët, merr ngjyra dhe dizajnë të guximshëm. “Kushtoji vëmendje detajeve të vogla si një shall apo byzylyk, ju lejon të përzieni pamjen dhe të zgjasni veshjet për disa ditë”.
Merr një çantë të madhe dore
Pasi të keni paketuar gjithçka, mos harroni një çantë dore, vendi ideal për të futur artikuj që do ju duhen gjatë fluturimit. “Marr vitaminat dhe ilaçe homeopatie, kështu që kam shumë shishe të vogla. i fus të gjitha në çantën time të madhe”.
Përzje!
Merr me vete artikuj me viza me ngjyra bazik dhe forma gjeometrike bardhezi që mund të përzihen dhe kombinohen. “Përpara se të nisni të paketoni, mendoni se çfarë do të bëni në udhëtim. Nxirrni rrobat dhe shihni si mund t’i kombinoni. E më pas i skualifikoni.
Merr trikotazhe!
“Është një material që duket shumë mirë pas një fluturimi të gjatë. Udhëtoj me shumë fustane trikotazhi. Janë të përsosur e pavarësisht se ku shkoni, nuk rrudhosen kurrë. Mund t’i vishni si të doni dhe kjo është çka dëshironi nga një veshje udhëtimi”.