Stamboll; Hagia Sophia, simbol i qytetërimit të dy perandorive më të mëdha në botë
Muzeu i Hagia Sophia në Stamboll është një nga reliktet më të rëndësishme historike që ilustron zhvillimin e qytetërimit të vendit. Hagia Sophia apo Aya Sofya ndërtuar më 360 pas Krishtit nga Perandori Romak i Lindjes, Konstandini, u shpall muze nga lideri i shtetit modern, Mustafa Kemal Ataturk, më 1935-ën.

Hagia Sophia ka qenë kisha apo bazilika më e madhe e Lindjes së Perandorisë Romake për më shumë se 1000 vjet dhe është ndërtuar tre herë, pas dëmtimeve në luftëra. Bazilika e Hagia Sophia u shndërrua në xhaminë Sya Sofya më 1453 pas Krishtit nga Sulltan Fatih Mehmet, sulltani që pushtoi qytetin e Kostandinopojës, duke i dhënë fund pushtetit perandorak të Romës në Turqi.

Ndryshimet e funksionit sollën një sërë pasojash. U hoqën të gjithë simbolet kishtare nga ndërtesa, u modifikua dhe u mbulua për t’iu përshtatur funksionit të ri si xhamia më e madhe e Perandorisë Osmane.

Jo vetëm porta, por edhe një sërë afreskesh në tempull dhe mozaikët u mbuluan me stuko dhe u lyen me kaligrafi. Në xhami u shtua edhe një vend për predikim dhe altari u shndërrua.

Në anën e majtë të altarit u shtua një pjesë e veçantë për lutjen e së premtes dhe atë ët mbrëmjes. Pasi u kthye muze më 1935-ën, disa nga zbukurimet kishtare u restauruan.

Ndërtesa gjithashtu ka disa pjesë të fshehura si sarkofagu ku janë varrosur zyrtarë të Perandorisë Romake.
Arkitektura e ndërtesës është e mrekullueshme dhe është ndërtuar me materialet më të mira, siç janë dyert me pllaka hekuri, muret dhe shtyllat e mëdha prej mermeri që mbajnë xhaminë, mermer i importuar nga Egjipti. Pa ekzagjerim Muzeu i Hagia Sophia-s shpesh është quajtur si një shënjues i qytetërimit, që daton 2000 vjet më parë.