
Venecia sipas një travel blogger
Nga lart ky qytet mund të duket më sharmanti dhe i mistershmi nga të gjithë, sipas blogger-es Leonie Hanne, që në Instagram gjendet me emrin ohhcouture.
E dashuruar me një nga kryeqendrat e turizmit botëror, ajo i është rikthyer pas një viti Venecias, duke bërë një guidë për ndjekësit e saj.
Kanalet, gondolat e gondolierët, urat e shumta, por edhe ishujt si Murano apo Burano vijnë të rrëfyera në shkrepjet plot ngjyra të bukuroshes...Pa harruar të jetë e veshur me stil elegant italian.