M.I.C.E

NËSE ARRINI TA ËNDËRRONI NE MUND TA REALIZOJMË!

Filozofia jonë

Filozofia jonë mbi organizimin e eventeve tuaja anë e kënd globit konsiston në ofrimin e shërbimeve të cilësisë më të lartë brenda cdo buxheti që ju keni planifikuar. Jemi specializuar në krijimin e një eventi ekskluziv në mënyrën më kreative, në kufinjtë e imagjinarës dhe në rrugë profesionale nga hedhja e idesë së parë deri në finalizimin e tij.

Ekspertiza jonë

Ne dëgjojmë dhe mbajmë shënim çdo kërkesë tuajën dhe mund të organizojmë dhe suportojmë çdo tip eventi në mënyrë unike! Ekspertiza jonë shtrihet nga akomodimi, transferta tek shërbimi, mikpritja, pajisjet audiovizuale, argëtimi, ndërtimet skenike dhe aktivitet ne team.

TEAM BUILDING

Në varësi të qëllimit tuaj në shërbim të ndërtimit të ekipit, ne mund të krijojmë një itinerar për të ngazëllyer dhe motivuar stafin tuaj duke ideuar diçka pak më ceremonial dhe zyrtare dhe nga ana tjetër duke i ofruar secilit individ pjesë të grupi grupit pushime të merituara por në kuadrin e ngazëllimit.

STIMULIMI (INCENTIVES)

Ne jemi një skuadër që kuptojmë vlerën e motivimit, inkurajimit dhe vlerësimit të stafit tuaj, agjentëve apo bashkëpunëtorëve ne biznes. Ne ju ndihojmë me një zgjidhje argëtuese dhe të paharrueshme. Ne ju ndihmojmë ti thoni “Faleminderit” atyre që kanë rendësi për ju dhe biznesin, institucionin apo organizatën tuaj duke filluar nga transfertat, akomodimi, aktivitetet, suveniret, dhuratat duke ju siguruar kështu që eventi juaj është përmbushës dhe inspirues.

KONFERENCAT

Synojmë të kuptojmë kërkesat tuaja, tejkalojmë pritshmëritë tuaja dhe me anë të eksperiencës sonë, punës tonë të palodhur në grup garantojmë suksesin e konferencës suaj. Duke qenë se në vite kemi ndërtuar një netëork fantastik dhe besueshmërinë e palëkundur në treg ju sigurojmë që kujdesi ynë është i palimituar ndaj çdo detaji që përmbush kërkesat tuaja.

LANÇIMI I PRODUKTIT

Suksesi komerçial i një produkti, pikësapari varet nga suksesi i lançimit të tij dhe ky lançim duhet të jetë po aq special dhe unik sa vetë produkti. Shoqëruar me kët, eksperienca juaj ka treguar në vite se lançimi i suksesshëm i një produkti ka influencuar efektivisht ecurinë e tij dhe jo vetëm, por edhe politikat e shitjes dhe marketimit të tij. Ne mund të ju ndihmojmë të organizoni një promovim efektiv dhe inovativ me anë të se cilit do i shtoni vlerë produktit tuaj dhe suksesit të tij komercial.

EVENTE PRIVATE

Pak rëndësi ka nëse është ditëlindjë, celebrim, festë…mjafton të jetë diçka që ju bën të lumtur dhe realizon ëndrrat tuaja mbyllur në ditar. Me eksperiencën në vite jemi të aftë që ëndrrat të ua kthejmë në realitet në cdo kënd të globit dhe në kufinjtë të paimagjushmes që përmbush “ditarin” tuaj. Betim martesor në mes të oqeanit, ditëlindje në jaht privat në brigjet e Atlantikut, festë në mës të shkretëtirës. Ti thuaj ëndrrën, ne e realizojmë.
343265881