Informacion i pergjithshem
Në hyrje të resortit gjendet holli kryesor edhe recepsioni i cili ofron shërbim 24h . Shumica e kateve mund të arrihen me ashensor.Në godinë gjendet një restorant,një bar,dyqane të ndryshme,Wifi edhe një sallë lojërash.Ata që vijnë me automjetet e tyre mund t’i lënë në parkingun e hotelit. Shërbime të tjera të disponueshme përfshijnë shërbim për kujdesin e fëmijëve edhe foshnjave,shërbim në dhomë,shërbim lavanderie dhe parukeri. Pushuesit mund të përdorin shërbimin me qera të biçikletave për të eksploruar zonën përreth.
Dhomat
Secila prej dhomave eshte e pajisur me kondicioner, sallon ndenje dhe tualet. Shumica e dhomave kanë një ballkon me pamje nga deti. Dhomat kanë një krevat dopio edhe një sofabed ose krevat ekstra.Dhoma ofron një sëre facilitetesh si kasafortë,minibar,set çaji/kafeje,telefon, TV dhe WiFi të cilat shtojnë komoditetin e pushimeve. Në secilën nga dhomat vendosen shapka. Pajisjet në tualet përfshijnë një dush,një tharëse flokësh dhe robdishan. Dhoma të veçanta familjare janë në dispozicion për familjet me fëmijë.
Sport/Argëtim
Një zhytje freskuese në pishinën e brendshme ose të jashtme është një mënyrë e këndshme për t’u qetësuar në ditët e nxehta. Aquapark-u ofron argëtim për të gjitha moshat. Shezlonget ,cadrat e diellit edhe baret ne pishina edhe plazh janë ideale për relaksim.Një gamë e gjerë e aktiviteteve sportive ofrohen në resort, si çiklizëm, tenis, bocca, volejboll plazhi, volejboll, basketboll dhe gjuajtje me hark. Me ski në ujë, rrëshqitje në ajër, jet ski, shëtitje me varkë me banane, kanoe, lundrim, katamaran , snorkeling dhe aquafit, adhuruesit e sporteve ujore do të kenë shumë për të zgjedhur. Pushuesit mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë sportesh të brendshme si palestër, pingpong, bilardo, shigjeta, bowling dhe gjimnastikë. Hoteli ofron një sërë shërbimesh në zonën e wellness, të tilla si një sauna, një banjë me avull, një hamam, një sallon bukurie dhe trajtime masazhi.
Ushqımı
Koncepti i ofruar është ai All Inclusive ku ofrohet mëngjesi, dreka dhe darka si bufe e hapur. Gjthashtu në orare të caktuara do të gjeni snack të ndryshëm,Pije pa limit jo/alkolike në baret e ndryshme të resortit do t’i japë më shume ngjyra pushimeve tuaja.