Informacion i pergjithshem
Në hollin kryesor të hotelit gjendet recepsioni me shërbim 24h . Shumica e kateve mund të arrihen me ashensor. Hoteli ka një restorant, një bar, një dhomë lojrash, shërbim për kujdesin e fëmijëve, shërbim në dhomë dhe shërbim lavanderie.Wifi është në dispozicion për mysafirët në vende publike. Dyqane edhe një market ndodhen në resort.Gjithashtu hoteli ofron edhe parkim për pushuesit.
Dhomat
Secila nga dhomat eshte e pajisur me kondicioner, ngrohje qendrore dhe banjo. Shumica e dhomave kanë një ballkon me pamje nga toka ose deti. Dhomat ofrojnë një krevat dopio edhe një sofa bed. Dhoma gjumi të veçanta janë gjithashtu në dispozicion. Krevat dhe shtretër shtesë janë në dispozicion.Një kasafortë,një minibar,një set caj/kafeje,telefon,TV,Wifi janë gjithashtu në dispozicion. Tualetet janë të pajisura me dush,vaskë edhe një tharëse flokësh. Dhoma të veçanta familjare janë në dispozicion për familjet me fëmijë.
Sport/Argëtim
Një zhytje freskuese në pishinën e brendshme ose të jashtme është një mënyrë e këndshme për t’u qetësuar në ditët e nxehta. Një rrëshqitëse uji ofron argëtim për të gjitha moshat.Pranë pishinës ndodhet një snack bar edhe gjithashtu ofrohen cadra e shezllonë për adhuruesit e pishinës apo plazhit.Shumëllojshmëri aktivitetesh sportive ujore apo jo ofrohen në hotel, për shembull tenis, bocca, volejboll plazhi, volejboll, basketboll,gjuajtje me hark,shëtitje me varkë.ski jet,motorr uji,banana,kanoe etj. Hoteli ofron mundësi të shumta sportive të brendshme, me aktivitete të tilla si palestër, pingpong, shigjeta, joga, gjimnastikë edhe bilardo. Shërbime wellness, të tilla si spa, sauna, banjë me avull, hamam, sallon bukurie,solar apo masazhe ofrohen gjatë akomodimit tuaj në resort. Shërbime të tjera përfshijnë një program argëtimi , një disko, një klub për fëmijë dhe një disko për fëmijë.
Ushqımı
Koncepti i ofruar në resort ështe ai All Inclusive, ku ofrohet mëngjes,drekë edhe darka si bufe e hapur.Në orare të ndryshme ofrohen edhe snack.Pije pa limit jo/alkolike ju presin gjatë gjithë qëndrimit tuaj.