Zanzibar

Rajoni gjysmë-autonom i Tanzanisë, ishulli Zanzibar përveç kopshteve të bimëve aromatike, ekspeditave safari, kulturës unike si dhe bukurive natyrore që tërheqin miliona turistë çdo vit, tërheq vëmendjen edhe me strukturat arkitektonike që mbajnë gjurmët e qytetërimeve afrikane, evropiane, indiane dhe arabe.

Zanzibari i cili u zbulua nga detari portugez Vasco de Gama në shekullin e 15-të, është dominuar nga Perandoria Portugeze, Sulltanati i Ummanit dhe Perandoria Britanike, në vitin 1963 shpalli pavarësinë.

Ishulli i Zanzibarit që ndodhet në ujërat e Oqeanit Indian 40 kilometra larg Tanzanisë e cila mban gjurmët e qytetërimeve të ndryshme të cilat kanë qenë prezent me shekuj, i rrethuar me shkëmbinj nënujorë dhe plazhe, shfaqet si një ndër vendet më ekzotike të turizmit në botë.

Zanzibari çdo vit pret me miliona turistë. Në ishull mund të vërehen varka me lloj-lloj ngjyrash në plazhe, njerëz që luajnë futboll, ose vallëzojnë Capoeira. Aty mund të shëtisni në strukturën historike të vendit të quajtur Muzeu Bait Al-Ajaib që është vendi i parë ku është përdorur energjia elektrike dhe ashensori.

Zanzibari ka një sipërfaqe prej 2.641 kilometra katrorë dhe 1.5 milionë banorë me popullsi shumicë muslimane. Kryeqyteti i Zaanzibarit është Stone Town i cili është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Kryeqyteti ka qenë temë kryesore e shumë filmave dhe novelave, këtu ndodhen mbi 50 xhami dhe medrese, ndërsa mund të vërehen edhe tempuj hindu dhe kisha.

Gjuha zyrtare e ishullit ku transporti zhvillohet në korsinë e majtë është Swahili, ndërsa njësia monetare Shilinga e Tanzanisë me figura të kafshëve në çdo kartmonedhë. Në këtë vend përveç Swahili, flitet edhe gjuha angleze dhe arabe, ndërsa dollari dhe kartelat kreditore mund të përdoren në çdo vend. Një pjesë e rëndësishme e popullatës në ishull sigurojnë jetesën nga peshkimi, në këtë vend me ekonomi kryesisht të bazuar në turizëm.

Struktura arkitektonike dhe kultura e Zanzibarit e kombinuar me gjurmët e qytetërimeve afrikane, arabe, evropiane dhe indiane, e portretizon këtë ishull si një ndër vendet që më shumë dallon nga pjesët tjera të botës.

Paketa përmban:

  • Fluturimin Tiranë-Zanzibar-Tiranë
  • Transfertën aeroport-hotel-aeroport
  • Akomodimin në resort
  • Konceptin All Inclusive
  • Asistencë nga staf profesional

 

Zanzibar
OFERTA
"Last Minute"
Nisja 17 Nëntor
Kiwengwa, Zanzibar
1499