Stambolli

Vjena është kryeqendra e shtetit të Austrisë, vend ky i cili njihet ndryshe edhe si  qytet mahnitës i artit, kulturës dhe muzikës klasike që ngërthen në vete histori, copëza arti dhe objekte arkitekturore qindra vjeçare me parqe e pamje mahnitëse. Shtëpia e kompozitorëve dhe muzikantëve më të mëdhenj në botë që i fali botës veprat më të mëdha të muzikës dhe artit.

Vjena është e vendosur në verilindje të Austrisë dhe ka një sipërfaqe totale prej rreth 400  kilometra katrorë, duke e bërë atë qytetin më të madh në Austri për nga sipërfaqja. Qyteti numëron mbi 1.9 milion banorë dhe për shkak të historisë që mban në vete, Vjena është pjesë e organizatës së trashëgimisë botërore ‘UNESCO’.

Vjena po ashtu është emërtuar edhe si “Qyteti i ëndrrave”, për shkak që është shtëpia e psikoanalistit të parë në botë, Sigmund Freud.

Nëse jeni në Vjenë, patjetër duhet të gjeni kohë për një shëtitje me anije në lumin e bukur të Danubit, derisa mund të shihni përreth objekte të vjetra dhe historike me karakteristika arkitekturore. Një vend që nuk bën ta humbisni nëse vizitoni këtë kryeqytet është edhe bulevardi Belvedere, një kompleks ndërtesash historike i përbërë nga dy pallate barok dhe muzeun Belvedere që  përmban vepra arti që nga mesjeta.

Sikurse Roma dhe Parisi edhe Vjena është e njohur për kafenetë. Shijoni kafen Melange, që njihet si kafja vjeneze dhe nuk do të arrini të harroni shijen e saj asnjëherë.

Një fakt interesant për këtë vend është që Vjena boton një nga gazetat më të vjetra në botë “Wiener Zeitung”, që për herë të parë u botua në vitin 1703. Qyteti i bukur i Vjenës do të ju mbush me kujtime të bukura, momente të paharrueshme dhe padyshim do të ju bëj që të ktheheni sërish në rrugët e një prej qyteteve më të vjetra në Evropë.

 

Zanzibar
OFERTA
"Last Minute"
Nisja 17 Nëntor
Kiwengwa, Zanzibar
1499